Ngrihet komisioni i posaçëm për monitorimin e dhënies së dëmshpërblimit për ish të përndjekurit politik

1 Korrik 2020, 21:00| Përditesimi: 1 Korrik 2020, 21:14

  • Share

Ngrihet komisioni i posaçëm që do të mbikëqyrë procesin e shpërndarjes së fondeve për ish të përndjekurit politik. Vendimi është miratuar nga Komisioni i Ekonomisë dhe i Ligjeve me shumicë të plotë votash. Ky komision i posaçëm do të ketë 5 anëtar 3 nga mazhoranca dhe 2 nga opozita. Nga mazhoranca janë Adnor Shameti, Senida Mesi dhe Elena Xhina, ndërsa nga opozita Korab Lita dhe Artur Roshi. Kjo strukturë do të ketë përgjegjësinë e monitorimit të shpërndarjes së dëmshpërblimit për këta përfitues, në mënyrë që të shmangen vonèsat apo shkeljet e mundshme.

Të gjithë deputetët kanë votuar pro ngritjes së Komisionit, ndërsa sa i takon kryesimit të tij ka pasur kundërshtime nga opozita.

"Kryetari do të jetë i mazhorancës, nënkryetari i opozitës dhe sekretari zgjidhet me mirëkuptim", tha Manja.

"Unë nuk jam dakort me kreun e komisionit pasi duhet ti përkasë opozitës sepse për vetë natyrën pasi kontrollet që do të kryhen mbi MFE për menaxhimin dhe shpërndarjen e fondeve për dëmshpërblimet e të ish përndjekurve, besoj se është edhe në nderin e mazhorancës ta bëjë opozita. Për këtë arsye komisioni duhet kryesuar nga ne pasi krijon edhe besueshmëri për qytetarët", u shpreh Artur Roshi.

"Besueshmëria nuk varet nga kryetarët e komisionit por nga kuvendi, i cili organizon dhe kontrllon ekzekutivin. Në rastin konkret faktet dhe shifrat janë aty tek MFE, dhe ky komision do ti shikojë dhe do ti monitorojë dhe do të na i paraqes edhe ne", tha Bashkim Fino.

Pas përfundimit të këtyre debateve është vendosur që kryetare të jetë Senida Mesi, nënkryetar Korab Lita dhe sekretare Elena Xhina.

Nga buxheti i shtetit këtë vit për ish të përndjekurit është vendosur të jepet 1 miliardë lekë, dhe deri në fund të muajit maj e kane marrë dëmshpërblimin 11 mijë e 108 përfitues të kategorisë parësore dhe dytësore.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 02/07/2020 02:08

    Per mendimin tim ka ardhur koha qe vendimet e dhena ne favor te te perndjekurve politike te kalojne ne auditim.Ka patur njerez qe kane bere krime ordinere dhe nga frika , I kane rene per shkurt e ia kane mbathur drejt kufirit ku I kane kapur e denuar me pas per tentative arratisje.Keta nuk meritojne shperblim njelloj si disidentet e vertet qe kane dashur te arratisen per arsye politike.Po ashtu duhen kontrrolluar favoret qe ka dhene organizata e te perndjekurve.Une vete mund te jap nje shembull,kur isha ne UT ne vitet 90',nje student I klases na tregonte se e kishte marre te drejten per te vazhduar fakultetin,me nje vertetim nga organet e te perndjekurve,sikur ishe familje te perndjekurish,megjithese ,ai e pohonte hapur para nesh se nuk kishte asnje te perndjekur as ne familje,as ne fis,pra e morri me document fallso .Besoj nuk ishin vetem shkollat ku u abuzua ne emer te vuajtjeve te se kaluares.Ja,keto e shume te tjera duhen kontrrolluar.

    Përgjigju
  • zara: 01/07/2020 23:18

    Mbikqyrini si duhet se kanë 30 vjet që paguhen nga tatimpaguesit shqiptarë, njerëz që e kanë nxjerrë me para vërtetimin e ish të përndjekurit politik. Gënjeshtarë që vetëm se ishin me PD paguhen si ish të përndjekur, nuk kanë status të përcaktuar, kanë vjedhur në socializëm dhe duan të jenë heronj në kapitalizëm. Vjedhja, përdhunimi, shkelja e ligjit është një, dënohesh dhe nuk ka pse shqiptarët të paguajnë gjithë jetën pinjollët e shkelësve të ligjit. Të pasur paskemi qënë, po të shihni sa para kanë marrë këto 30 vjet këta të ashtuquajtur të përndjekur.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?