Pranë Ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshaj, është projektuar krijimi i një strukture të re, e cila do të godasë njerëzit e krimit në Shqipëri. Struktura do të quhet Komiteti Kombëtar i Politikave për Parandalimin dhe Luftën kundër Krimit të Organizuar. Krijimi i Komitetit anti-krim parashikohet në një projektligj që po shqyrtohet aktualisht nga komisionet e Kuvendit. Sipas nismës që ndryshon ligjin për Policinë e Shtetit, Komiteti anti-krim kryesohet nga ministri i Brendshëm, ndërsa ka në përbërje ministrin e Drejtësisë, ministrin e Financave dhe Ekonomisë, Prokurorin e Përgjithshëm, drejtuesin e SPAK-ut, drejtorin e Shërbimit Informativ të Shtetit, drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, drejtorin e agjencisë përgjegjëse për luftën kundër terrorizmit dhe drejtorin e agjencisë përgjegjëse për parandalimin e pastrimit të parave.
Komiteti anti-krim do të hartojë, koordinojë, monitorojë dhe vlerësojë strategjitë dhe planit e masave për parandalimin e krimit të organizuar. Struktura e re gjithashtu do të hartojë dhe publikojë të dhëna mbi studime që identifikojnë shkaqet bazë të krimit, tendencat dhe kërcënimet e krimit të organizuar, rrethanat në të cilat vepron krimi i organizuar, grupet profesionale dhe teknologjitë e përfshira në kriminalitet, duke përfshirë palët shtetërore dhe joshtetërore, efektivitetin e efiçencën e ligjeve, të politikave dhe të planeve të masave për të parandaluar e për të ulur krimin e organizuar, përmbushjen e detyrimeve që rrjedhin nga marrëveshjet ndërkombëtare. Komiteti mblidhet, të paktën, 1 herë në muaj dhe i paraqet raport periodik mujor qeverisë.
Gjithashtu, nisma ndryshon edhe nenin 131 të ligjit në fuqi për policinë, duke i dhënë kompetencë policisë përgjimin dhe survejimin pa vendim të prokurorit, në kuadër të masave të veçanta anti-krim. Konkretisht, gjatë veprimtarisë informative-gjurmuese, policia përgjon bisedar e personave në ambiente publike si dhe në mjete të transportit publik; përgjon bisedat telefonike, mbikëqyr në mënyrë të fshehtë personat e dyshuar për kryerjen e veprimtarive kriminale si dhe përdor pajisje teknike për fotografimin, filmimin ose me video të personave në vende publike dhe përdorimin e pajisjeve gjurmuese të vendndodhjes. Projektligji pritet të miratohet së shpejti nga Parlamenti.
Po Xhevat Koçiun kush e zëvendëson?
PërgjigjuOpppaaa....... hapeni derën se erdhi......diktatura
PërgjigjuSe mos kan ngrejt komitet e shpetimit
PërgjigjuLigj skandaloz,dmth Prokurori i Pergjithshem vihet nen urdhrat e Ministrit te Brendshem , Lleshi sot e largqofte ndonje si Flamur Noka neser kur te behet rrotacion.Cpo beni mor te uruar , lutuni te vdese Sali kerma pa hipur edhe njehere ne kale se me keto ligje qe po miratoni do shtype dynjane.Dmth drejtoret e korruptuar dhe partiake te policive te rretheve do nxjerrin vendime per pergjimin e njerezve , urime pra.
PërgjigjuPo pse ore maskarenj, se e gjykon nje komisar i pashkolle ne nje rreth periferik se duhet te pergjohet nje qytetar, se ashtu mendon ai nga injoranca e vete, duhet te pergjohet ky qytetar pa urdhrin e prokurorit??? O diktatore, koken tuaj do hani, mos e rruni!
Përgjigju