Ngrihet njësia kërkimore për nanoteknologjinë, Arben Merkoçi: Do t’i shërbejë zhvillimit të shkencave në Shqipëri

23 Janar 2020, 16:15| Përditesimi: 23 Janar 2020, 16:29

  • Share

Është krijuar zyrtarisht pranë Akademisë së Shkencave Njësia kërkimore-shkencore e nanoteknologjisë dhe nanoshkencës, ndryshe e quajtur NANOalb. Gjatë një uorkshopi të mbajtur nga vet drejtuesi i kësaj njësie, profesor Arben Merkoçi, të pranishmit u njohën me qëllimet e kësaj dijeje shkencore, por edhe me aplikimet e saj në fusha të ndryshme, që nga diagnostifikimi i sëmundjeve, monitorimi i ndotësve të mjedisit, tek energjia, apo edhe në transferime teknologjike e industriale

 “Nanoteknologjia është teknologjia që merret me dimensione shumë të vogla, që shkojnë në një të biliontën e metrit. Bëhet fjalë për dimensione të vogla, dhe shikohet mundësia se çfarë mund të bëhet me këto materiale, çfarë mund të përfitohet prej tyre. Bashkimi i këtyre materialeve ka një rëndësi shumë të madhe në mjedis, në mjekësi, në diagnostifikimin dhe shërimin e sëmundjeve, për të realizuar një kontroll të detajuar të medikamenteve, në qeliza apo në organe të tjera të trupit. Përdoret edhe në fusha të tjera, si për shembull tek energjia rrit efikasitetin e baterive, përdoret në aplikime të ndryshme për sigurinë ushqimore etj. Këto janë me rëndësi jo vetëm në nivel ndërkombëtar, por edhe për Shqipërinë”, shprehet profesor Merkoçi.  

Profesori na tregon zhvillimin aktual të Nanoshkencës në Shqipëri, por edhe përse do të shërbejë kjo njësi, pasi nanoteknologjia është shkencë transversale, që kërkon bashkëpunim me një seri shkencash, si kimia, biologjia, fizika, elektronika, matematika edhe informatika. Teksa ndalet edhe tek rëndësia e nanoteknologjisë në fushat me rëndësi jetike në vendin tonë, veçmas tek diagnostifikimi i sëmundjeve, tregon se njësia fillimisht do të funksionojë në një rrjet virtual midis kërkuesve shkencorë.

“Arsyeja përse bëmë këtë uorkshop është që t’i kërkojmë shtetit që të na mbështet edhe të krijohet një qendër fizike, sepse kjo që po krijojmë ne është një qendër virtuale. Prej disa viteve unë kam qenë në kontakt me kolegë në Shqipëri. Ky urokshop tregon se ka aktivitete të lidhura me nanonteknologjinë në Shqipëri, janë mëse 20 punime, të cilat do të prezantohen në fushën e kimisë, në biokimi apo bioteknologji, materiale natyrale në fushën e bujqësisë,  e sensorë etj. Këto tregojnë se në Shqipëri kemi një masë kritike që janë në fillimet e tyre, edhe kanë nevojë për sofistikim”, shprehet ai.

Kërkimi dhe aplikimi i fondeve për kërkime shkencore, për konferenca, uorkshope vjetore, por edhe që NANOalb të përfshihet në aktivitete ndërkombëtare janë disa nga qëllimet e kësaj njësie në vazhdim.

 “Gjithçka do të varet nga puna jonë, në mënyrë që ky aktivitet të shndërrohet në një qendër të rëndësishme edhe në një nivel bashkëkohor, sikundër janë edhe qendrat të tjera. Në radhë të parë NANOalb do t’i shërbejë zhvillimit të mëtejshëm të shkencave në Shqipëri, në fizikë, kimi, biologji etj. Aplikimet mund të jenë me interes në fusha të ndryshme”, shpjegon profesori.

Akademiku Arben Merkoçi, është koordinator i NANOal, ai aktualisht është profesor në ICREA, Institutin Katalan i Nanoshkencës dhe Nanoteknologjisë, në Spanjë.  

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?