Ngrihet 'Poli i Drejtësisë'/ Ja 'shtëpia' e institucioneve më të rëndësishme të reformës (VIDEO)

20 Korrik 2019, 14:23| Përditesimi: 20 Korrik 2019, 14:30

  • Share

TIRANE  - Në 3- vjetorin e reformës në drejtësi, institucionet e krijuara si Këshilli i Lartë i Prokurorisë dhe Këshilli i Lartë Gjyqësorë do të atashohen në zyrat e tyre tek ish-Fusha e Aviacionit.

Me një vendim të qeverisë shqiptare është krijuar "Poli i Drejtësisë" ku Ahkolla e Avokatisë i ka kaluar KLP-së, KLGj-së dhe Magjistratuës.

Afro 270 persona si pjesë e administratës së KLP-së, KLGJ-së dhe Shkollës së Magjistraturës do të akomodohen në këto ambiente të cilat inaugurohen të hënën pasdite më 22 korrik.

ReportTv është ndalur pranë kësaj godine e cila nga e hëna do të titullohet “Poli i Drejtësisë” duke sjell fund zyrave portabël me të cilat ka funksionuar deri më tani KLP dhe KLGJ.

Pjesë e inaugurimit të kësaj godinë të hënë do të jenë e ngarkuara me punë e SHBA-ve në Tiranë Leyla Moses-Ones, shefja e ONM-s Genoveva Ruiz Calavera, ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonasj si dhe drejtuesit e KLP, KLGj dhe Magjistratuës.

Si pjesë e reformës në drejtësi është edhe institucioni i SPAK, njohur si Prokuroria e Posaçme Kundër Krimit dhe Korrupsionit, godina e të cilës do të jetë aty ku sot ndodhen Prokuroria e Krimeve të Rënda.

G.M.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • www.youngtribune.com: 20/07/2019 18:50

    Le te shohim se si drejtesia do ece perpara dhe do vendose ne akuze me te korruptuarit e klass politike. N.q.s nuk ndodh atehere shprese AI vend nuk ka

    Përgjigju
  • Hasan Pordha: 20/07/2019 16:31

    Urojme qe te mos kthehet ne Polin e Padrejtesise.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?