Pamje nga ngujimi i studentëve në Univerisitetin "Aleksandër Xhuvani"në Elbasan

Kronikë

‘Ngrihu o popull se po na shtypin’/ Pas Tiranës edhe studentët e Elbasanit ngujohen në univerisitet

15 Janar 2019, 16:53| Përditesimi: 15 Janar 2019, 17:25

  • Share

Ashtu si studentët e Tiranës, edhe një grup  studentësh të Elbasanit kanë zgjedhur të protestojnë në të njëjtën formë duke bojkotur orët e mësimit dhe u mbyllur brenda ambienteve të  universitetit “Aleksandër Xhuvani”, ndërsa kërkojnë plotësimin e plotë të kërkesave të tyre. Burime për shqiptarja.com mësojnë  se rreth orës 16.00 të pasdites një grup studentësh janë bashkuar duke kërkuar uljen e tarifave studimore, ndërsa kanë bllokuar hyrjen kryesore në këtë fakultet.

Me parullën “Ngrihu o popull se po na shtypin”, studentët janë vendosur brenda ambienteve të universitetit ku u kanë bërë thirrje edhe qytetarëve të tjerë të bashkohen me ta. Studentet organizatorë të protestës së gazetarisë  paraditen e sotme kane firmosur një peticion ku nuk pranojne të vijojnë mesimin duke kërkuar përmbushjen e disa kërkesave për përmirësimin e kushteve të ngrohjes,  kompjutera. 

Prej datës 7 janar  disa grupe studentësh në universitet të ndryshme, në Tiranë dhe Durrës së fundi dhe në Elbasan kanë nisur  të bojkotojnë procesin e zhvilimit normal mësimor ndërsa janë deklaruar se nuk do të tërhiqen, derisa të plotësohen kërkesat e tyre, edhe pse një ditë më parë kryeministri Edi Rama deklaroi se nëpër sekretariatet e fakulteteve do të ketë dy përfaqësues nga Ministria e Arsimit dhe Ministria e Financave që do të sqarojnë për pagesën e tarifave  të studentëve.(Lexo ketu)

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord me vendimin e gjykatës për detyrim paraqitje të Berishës?