Politikë

Ngrijnë fondet amerikane, Doçi: SPAK nuk do futet në krizë ekonomike! Avokati: Preken vetëm disa trajnime! Gazetari: PD dhe PL kanë hapur debat absurd sikur SPAK-u vdiq

30 Janar, 22:00| Përditesimi: 30 Janar, 22:09

  • Share

TIRANË - Ngrirja e fondeve amerikane e urdhëruar nga presidenti Trump, u diskutua në ‘Frontline’ mbrëmjen e sotme me Azgan Haklaj, Faik Bashën, Adriatik Doçin, Arbër Hoxhën, Shemsi Prençin dhe Flogert Muçën.

Sipas Azgan Haklajt, fondet e bllokuara janë kontribute të taksapaguesve amerikanë dhe nuk duhet parë si një goditje për SPAK. Ai theksoi se reforma në drejtësi ka nisur gjatë administratës Trump dhe se SHBA nuk mund të zhbëjë një proces që vetë ka nisur.

'Ato para janë të taksapaguesve të amerikës. Dhe në vite kemi persona që shpallen non grata. ka dhe një deklaratë të SPAK ,është institucion kushtetues dhe paguhet nga taksapaguesit shqiptarë. Ka një fjalë të urtë, ishalla vdes roja të shkojmë të vjedhim. Gjithë mediat e trekëndshit të Bermudës, e kanë amplifikuar për SPAK-un. Ata që kanë punë me drejtësinë dhe kontrollojnë mediat, e përqëndrojnë te SPAK. SPAK po godet idhujt e rremë. Ska pse me pasur panik fare. SPAK ka zbirtur në terren për të kontrolluar krimet zgjedhore. Reforma në drejtësi ka nisur me administratën Trump. SHBA nuk mund të zhbëjë atë që ka nisur vetë.'

Nga ana tjetër, Faik Basha mohoi që të ketë një vendim përfundimtar për bllokimin e fondeve. Sipas tij, po kryhen verifikime mbi mënyrën e përdorimit të financimeve dhe nëse ato janë keqpërdorur nga fondacione të lidhura me George Soros.

'Ne nuk kemi bllokim apo vendim të Trump për të bllokuar fondet për SPAK. do shikohen financimet, pas hetimeve për çfarë janë përdorur dhe kush i ka përfituar dhe menaxhuar dhe a kanë shërbyer për misionin që kanë patur apo për tu maskuar në fondacionet e Soros. Ka ndërhyrë në qeverinë amerikane, është maskuar dhe goditur dhe për të patur influencën e tij personale. I keni parë disa pedagogë që dalin si analist dhe mbrojnë krimin dhe korrupsionin në studio dhe janë të financuar nga Amerika.'

Gazetari Adriatik Doçi argumentoi se vendimi nuk do të sjellë një krizë financiare për SPAK, por rrezikon të ndikojë në besueshmërinë e tij, pasi mund të çojë në largimin e misioneve amerikane që asistojnë hetimet.

'Ky vendim nuk e fut në krizë ekonomike SPAK. SHBA, ndihmën e ofron përmes OPDAT, USAID, DEA, FBI. E lidhur me SPAK është misioni i OPDAT. Pranë SPAK ka një mision amerikan që monitoron SPAK dhe asiston prokurorët në hetime të rëndësishme. Në disa hetime vihet re natyra e FBI. Shqetësimi është me heqjen e këtij misioni nga SPAK. përveç një tutele amerikane që krijonte një besueshmëri në SPAK, i ka hequr një alibi SPAK. SPAK thoshte kemi monitorim dhe kemi ata mbi kokë. Është shumë më e rëndësishme se ndikimi ekonomik.'

Shemsi Prençi dhe avokati Arbër Hoxha e minimizuan ndikimin e vendimit, duke theksuar se financimet kryesore për SPAK vijojnë përmes OPDAT, USAID, DEA dhe FBI.

Prençi: S’ka shqetësim. Mediat në Shqipëri rëndomtë bëjnë një kakofoni me atë çka bëhet në Amerikë, sikur strumbullari është Shqipëria.

Hoxha: Ata që kanë probleme me SPAK. Puna e SPAK nuk afektohet. Është pjesa e trajnimeve, që zë një vend të vogël. Janë të rëndësishme dhe ndihma e tyre është shumë e madhe. Unë kam rezerva pasi gjykatat japin vendime në fund të ditës. Kushdo që hyn në GJKKO dënohet. Ndërsa në Palermo një në 3 dënohen.

Ndërsa gazetari Flogert Muça kritikoi narrativën e mediave pranë opozitës, duke thënë se PD dhe PL po e përdorin këtë çështje për të sulmuar SPAK-un dhe për të krijuar perceptimin se ai ka humbur mbështetjen e SHBA.

'PD dhe PL mendojnë se çdo gjë e keqe e botës, i ka ardhur nga Soros. Dhe ka kontrolluar, OBSH, NATO. Media e Berishës ka një javë që bën emision, nuk ka më mbështetje amerikane për SPAK. duke tentuar manipulimin e publikut, duke thënë që vdiq SPAK. pasi bënë familja emisione vdiq SPAK, del çuni Fari Balliut dhe bën një klip që SPAK më në fund mori fund, pasi Trump i preu burimin e të ardhurave. PD dhe PL na kanë sjellë në këtë debat absurd.'

 

G.K/r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Strategjia e SPAK për parandalimin e krimit elektoral, a do ketë sukses?