Politikë

Ngritën një komision hetimor për '25 prillin' por PS-PD nuk bien dakord për datën e mbledhjes! Nënkryetari Gogu: Na ofenduan por ne do jemi sërish nesër këtu

21 Tetor 2021, 12:28| Përditesimi: 21 Tetor 2021, 15:47

  • Share

Serish përplasje për mbledhjen e radhës të Komisionit Hetimor për zgjedhjet e 25 prillit. Janë përplasur sërish Partia Demokratike dhe Partia Socialiste, pasi sot në mbledhje kanë munguar të gjithë anëtarët e Partisë Demokratike.

Nënkryetari socialist i Komisionit, Toni Gogu, tha se në mbledhjen e kaluar që u zhvillua dy ditë më parë nuk u votua që Komisioni të mblidhej dje por u la për sot.

"Ka një nxitim të kolegëve që ta paragjykojnë punën e këtij komisioni. Pasi ne e votuam me 74 votat tona morëm mbrapsht mallkime, paragjykime dhe sharje. Ne donim vetëm një gjë miratimin e rendit të ditës. Në kundërshtim të hapur kryetari na e mohoi këtë të drejtë duke na shpërfillur, madje një nga anëtarët na etiketoi 'gangster'. Dje propozuam që të takoheshim dhe nuk janë të pranishëm. Ne do të vazhdojmë të vijmë edhe nesër, do të vazhdojmë sepse duam të hetojmë. Ne shprehim qartë vullnetin tonë sepse qytetarëve kemi detyrimin t'i japim përgjigje për të gjitha shqetësimet që shprehen edhe në raportin e ODIHR. Ne do të jemi edhe nesër sepse jemi vullnet mirë. Sigurisht që jemi të zhgënjyer nga akuzat por jo të dekurajuar", tha Gogu.

Ndërkohë që dje kryetari i Komisionit, Enkeled Alibeaj, u shpreh se socialistët e kanë bojkotuar mbledhjen pasi nuk duan të dalë e vërteta për vjedhjen e zgjedhjeve të 25 prillit.

K.T./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Beni: 21/10/2021 13:21

    Ky eshte Hirkua i Majmunit Rama

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?