Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe, ka shkruar këtë të shtunë se prodhimet e bujqve shqiptarë janë të sigurta. ‘I detyruar’ nga postimi i një gazetari që kohët e fundit është shfaqur si influencer tik-toku në rrjetet sociale dhe që së fundmi e postonte me alarm faktin se sipas tij një bostan në Shqipëri ishte i helmuar me lëndë kimike, nitrat.
Të sponsorizuar nga importues frutash e perimesh në luftën kundër prodhimit vendas e quan Braçe lodrën kineze sipas tij që gazetari përdorte për të matur gjoja nitratin.
"Sulzotaj, Divjakë. Në sarajet e një tjetër mbreti në llojin e vet; thotë veç: ekstra! Në fakt bën shalqi të mirë! Ta pyesësh për nitratin që “zbulojnë” ato lodrat kineze sjellë në këtë vend nga importues frutash e perimesh në luftën kundër prodhimit vendas, e fyen; Janë bujq që punojnë drejt e ndershëm! Prodhimit të tyre as që i afrohet në shije ai turk apo grek që importojnë këta”, shkruan Braçe, krahas një videoje nga një parcelë me shalqi.
Duke e përmendur edhe pronarin e Tregut Agro Ushqimor të Tiranës, Klodjan Allajbeu si pjesë të kësaj propagande, Braçe ka edhe një mesazh për të gjithë qytetarët duke theksuar se aparatet testuese që po reklamohen në internet kanë si qëllim që të sabotojnë prodhimin vendas.
“Të paguajnë për çdo lodër kineze këta importuesit e neveritshëm të tregut të Klodit, kurrë nuk do shesin dot shije si kjo e shalqinit të Divjakës, Çermave, Imshtës, Shkodrës etj! Blini prodhim vendi pa frike nga lodrat kineze të importuesve,"-shkruan në rrjetet e tij sociale deputeti Erion Braçe.
Pse nuk shkon atje te tregu dhe te besh edhe ti nje analize, Erjon?
PërgjigjuEshte me e thjeshte ti etiketojne si sabotatore or teeeejjjjj