Ngritja e Gjykatës Kushtetuese, Ambasadori gjerman: Gur kilometrazhi për shtetin ligjor, u përmbush një kusht qendror për integrimin

23 Dhjetor 2020, 19:40
  • Share

Ambasadori gjerman, Peter Zingraf e ka cilësuar si gur kilometrik në konsolidimin e shteti ligjor, bërjen funksionale të Gjykatës Kushtetuese.  Zingraf  tha se një gjykatë kushtetuese funksionale është kolonë qendrore në ekuilibrin institucional dhe ndarjen e pushteteve në Shqipëri, ndërsa e cilësoi përmbushje të një kushti qendror për integrimin e vendit.

“Zgjedhja e sotme e z. Përparim Kalo si gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese është një gur kilometrazhi në rrugën drejt konsolidimit të shtetit ligjor në Shqipëri. Falenderimi im shkon për të gjitha institucionet, që ditët e fundit bashkëpunuan në mënyrë konstruktive në interes të kësaj çështjeje. Një gjykatë kushtetuese funksionale është kolonë qendrore në ekuilibrin institucional dhe ndarjen e pushteteve në Shqipëri. Gëzohem që në këtë mënyrë është përmbushur një kusht qendror prej konkluzioneve të Këshillit të Bashkimit Evropian në mars 2020 për zhvillimin e konferencës së parë të anëtarësimit”, shkruan Zingraf.


Lajmi kryesor:

Pas 3 vitesh mungesë/ Nga sot Gjykata Kushtetuese funksionale, emërohet Përparim Kalo, anëtari i 6! Kim dhe Soreca: U plotësua kushti për hapjen e negociatave


  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?