Nga Elbasani, Presidenti Ilir Meta foli mbi ngritjen e Gjykatës Kushtetuese duke u shprehur se pas bërjes funksionale, duhet monitoruar puna e saj. Sipas tij, ka ende punë për të bërë derisa Gjykata të bëhet totalisht funksionale pasi kujtojmë se Kushtetuesja ka 6 anëtarë, nga 9 që kërkohen. Ai akuzoi maxhorancën se bllokoi 3 herë KED për të kapur Kushtetuesen, ndërsa tha se roli i saj është i rëndësishëm, duke kujtuar rastin e Kosovës ku vendimi i gjykatës rrëzoi qeverinë.
Paraditen e sotme, gjyqtari Përparim Kalo bëri sot betimin në Presidencë dhe merr zyrtarisht detyrën.
"Gjykata Kushtetuese ka qenë dhe duhet të jetë institucioni më i rëndësishëm në vend. Presidenti ka bërë çdo përpjekje që Shqipëria të mos mbetej pa Gjykatë Funksionale por ka ende punë për ta plotësuar. Plotësimi i Gjykatës Kushtetuese është thelbësore.Shpresoj që të gjithë anëtarët e kësaj gjykate të kenë përgjegjshëmri maksimale për t ëkuptuar rëndësinë e këtij institucioni për të mbrojtur demokracinë dhe interesin kombëtar. Do mbështes pavarësinë e këtij institucioni" - u shpreh Meta.
Ndërkohë Presidenti Ilir Meta deklaroi se funksionimi i Gjykatës Kushtetuese është një proces i rëndësishëm duke sjellë dhe në vëmendje vendimin e Kosovës e cila rrëzoi qeverinë Hoti.
"Nuk ekziston asnjë tërheqje nga ana e presidentit nga ana e procesit. Çdo spekultim për të krahasuar situatën aktuale me atë kur ndodhi përplasja e Presidentit të kaluar dhe ish drejtuesit të KED, atëherë kishim një përpjekje për të kapur në mënyrë kriminale dhe mafioze, për të kapur një anëtar të presidentit nga mazhoranca. Presidenti ka vepruar gjithmonë në mënyrën më të shpejtë të mundshme kur KED ka vepruar për të plotësuar vakancat. KED u bllokua 3 herë dhe kjo ishte e qëllimshme. Dua të falenderoj Bundestagun që vendosi si kusht bërjen funksionale të Gjykatës Kushtetuese. Është një proces që vazhdon por mbi të gjitha ne duhet të monitorojmë funksionimin e saj në të ardhmen. Në Kosovë pati një zhvillim shumë interesant" - tha Meta.
Më datë 21 dhjetor, Gjykata Kushtetuese nxori aktgjykimin për ankesën e Lëvizjes Vetëvendosje lidhur me votën e deputetit, Etem Arifi, e cila ishte vendimtare për krijimin e Qeverisë së drejtuar nga Avdullah Hoti.
Vendi pritet të shkojë në zgjedhje brenda 40 ditësh, meqë Gjykata Kushtetuese ka kontstatuar që vota e deputetit, Etem Arifi, pro krijimit të Qeverisë Hoti, ka qenë e pavlefshme.
Lajmi kryesor:
Pas ultimatumit të Kim/ Kushtetuesja nis nga puna, betohet gjyqtari i 6-të Përparim Kalo, Presidenti Meta: Ka ende punë! Soreca dhe Gjonaj: Arritje e reformës
E.M.//ReportTv.al