Garës për Inspektoriatin e Lartë të Drejtësisë i shtohen edhe 4 kandidatë të tjerë

25 Shtator 2019, 11:30| Përditesimi: 25 Shtator 2019, 15:57

  • Share

Kur pritej që këshilli i emërimeve në drejtësi të dërgonte emrat për kreun e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë në Parlament, riçelja e garës për të plotësuar kushtin me pesë kandidatë do të shtyjë në kohë ngritjen e ILD.

Sipas listës së siguruar nga ReportTv garës për ILD i janë shtuar edhe katër kandidat nga katër që ishin duke e çuar në 8 numrin e aplikantëve.

Deri më tani kishin kaluar në filtrin e KED katër kandidatë mes tyre Artur Malaj, Artur Metani, Marsida Xhaferrlari dhe Eris Hysi.

Ndërsa në garë janë future edhe katër kandidat të tjerë mes tyre tre nga jashtë sistemit të drejtësisë si Klodian Rado, Joana Asimi, Lindita Troja dhe prokurori Sokol Stojani.

Stojani rezulton se ka kaluar procesin e Vetting-ut ndërsa pritet që për tre kandidatët jashtë sistemit të drejtësisë procesi i kontrollit të kryhet nga KED.

Këtë të mërkurë kolegji posaçëm i apelimit kishte planifikuar seancën e radhës me gjyqtarin Artur Malaj kandidat për ILD, ndërsa për arsye shëndetësore ai nuk u paraqit duke e shtyrë këtë seancë më tre tetor.

Në rast se Malaj do të shkarkohet nga KPA siç ka kërkuar komisioneri publik atëher ai do të mbet jashtë garës ndërsa në rast kualifikimi ai do të jetë një emër i përzgjedhur për tu dërguar në parlament.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • vend kriminelesh: 25/09/2019 12:16

    Edhe Sokol Qelbesira qenka aty?jam ankuar me emra per prokurorine e Lezhes dhe me ktheu pergjigje qe eshte kompetence e Lezhes.Si eshte e mundur qe mbajne te tilla plehra akoma?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?