Foto ilustruese

Kronikë

Ngritja e KLGJ-së, OSBE: Reformën në drejtësi quhet e përfunduar kur të ndihet nga qytetarët

12 Dhjetor 2018, 20:20| Përditesimi: 12 Dhjetor 2018, 20:40

  • Share

Pas zgjedhjes së gjashtë emrave të Këshillit të Lartë të Gjyqësorit (LEXO KËTU), një reagim ka ardhur edhe nga OSBE-ja.

Në reagimin e saj, OSBE thotë se mirëpret ngritjen e Këshillit të Lartë të Prokurorisë dhe të Këshillit të Lartë Gjyqësor, institucione të cilat sipas saj janë themelore për një sistem drejtësie plotësisht funksional, të pavarur, profesional dhe të besueshëm.

“Prezenca e OSBE-së në Shqipëri do të vijojë të mbështesë reformën në drejtësi, e cila do të mund të quhet e përfunduar vetëm atëherë kur të ndihet nga qytetarët shqiptarë, në jetën e tyre të përditshme, në mbarë vendin,”- e mbyll reagimin OSBE-ja.

Reagimi i plotë i OSBE:

Mirëpresim ngritjen e Këshillit të Lartë të Prokurorisë dhe të Këshillit të Lartë Gjyqësor – dy institucione themelore për një sistem drejtësie plotësisht funksional, të pavarur, profesional dhe të besueshëm. Prezenca e OSBE-së në Shqipëri do të vijojë të mbështesë reformën në drejtësi, e cila do të mund të quhet e përfunduar vetëm atëherë kur të ndihet nga qytetarët shqiptarë, në jetën e tyre të përditshme, në mbarë vendin.

Për të lexuar reagimin e ambasadës amerikane lidhur me ngritjen e KLGJ (SHIKO KËTU)

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?