Etilda Gjonaj, Ministre e Drejtësisë

Kronikë

Ngritja e KLP-së, Gjonaj: Përzgjedhje cilësore dhe transparente e 6 prokurorëve

12 Dhjetor 2018, 12:48| Përditesimi: 12 Dhjetor 2018, 13:24

  • Share

Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj ka reaguar përmes një statusi për zgjedhjen e gjashtë anëtarëve nga radhët e prokurorisë që do të formojnë institucionin e parë të dalë prej reformës në drejtësi, Këshillin e Lartë të Prokurorisë.
Gjonaj shprehu vlerësimin e saj maksimal për mbledhjen, procesin e votimit, i realizuar sipas saj me transparencë dhe përgjegjshmëri të lartë por edhe për anëtarët e përzgjedhur për në KLP.

“Një përzgjedhje cilësore për 6 prokurorët që do të jenë anëtarë të KLP, të cilët me vlerat, përvojën e kontributin e tyre do t’i japin jetë qeverisjes së ardhshme të prokurorisë, zbatimit me sukses të reformës në drejtësi. Suksese në detyrën e tyre shumë fisnike e me shumë përgjegjësi para qytetarëve shqiptarë”,- shprehet ministrja në statusin e saj në Facebook.

Ministrja shtoi se kishte bindjen se të njëjtën përgjegjshmëri dhe qytetari do të tregojnë sot edhe gjyqtarët për zgjedhjen e anëtarëve të KLGj-së. Prokurorët që fituan të drejtën të jenë pjesë e KLP-së janë: Besnik Cani (Prokuroria e Elbasanit), Gent Osmani (Prokuroria e Krimeve të Rënda), Antoneta Sevdari (Prokuroria e Tiranës), Bujar Sheshi, Arben Dollapi (Prokuroria e Apelit), Kostaq Beluri (Prokuroria e Përgjithshme)

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?