Monika Kryemadhi

Ngritja e Kushtetueses, Kryemadhi: Çdo hap drejt ngritjes së institucioneve themelore është për tu vlerësuar! Opozita e bashkuar e ka kërkuar prej kohësh

23 Dhjetor 2020, 21:33| Përditesimi: 23 Dhjetor 2020, 21:34

  • Share

1605432425_koalicionipslsikryemadhiisha.jpg

Bërjen funksionale të Gjykatës Kushtetuese e ka përshëndetur dhe Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi.

Përmes një postimi në Facebook, ajo shkruan se çdo hap që bëhet për ngritjen e institucioneve themelore të Shqipërisë është për tu vlerësuar.

Por nuk kanë munguar dhe kritika nga kryetarja e LSI-së ku ndër të tjera thotë se nëse qeveria do kishte dëgjuar më herët propozimet e opozitës së bashkuar për ngritjen e Kushtetueses, ajo do të ishte bërë funksionale me kohë.

"Çdo hap pozitiv që hidhet drejt ngritjes së institucioneve themelore të Republikës së Shqipërisë, siç është plotësimi i vendeve vakante në Gjykatën Kushtetuese, është për tu vlerësuar. Këto janë procese shumë të vonuara, përtej afateve që duheshin realizuar, që nëse mazhoranca do të kishte marrë parasysh propozimet e Opozitës së Bashkuar, vendi do të kishte prej kohësh Gjykatë Kushtetuese tërësisht funksionale si dhe Gjykatë të Lartë. LSI ka qenë dhe mbetet promotore e proceseve që ngrejnë institucione të pavarura dhe me integritet, në alternativë të shkatërrimit institucional ku Rilindja ka ngritur pushtetin. Ne i cilësojmë këto institucione jetike për garantimin e të drejtave dhe lirive themelore të qytetarëve tanë.

Ne jemi thellësisht të shqetësuar që dhjetori 2020 e gjen Shqipërinë që aspiron BE-në, pa shtet të së drejtës tërësisht funksional, pa kontroll dhe balancë të pushteteve. 25 Prill 2021 është dita kur Shqipëria ndahet nga një periudhë e errët, kur institucionet e shtetit u vendosën tërësisht në funksion të pushtetit të një individi të vetëm, për të hapur një kapitull të ri. Pas 25 Prillit, në pushtet rikthehen qytetarët" - shkruan Kryemadhi.

 


Lajmi kryesor:

Pas 3 vitesh mungesë/ Nga sot Gjykata Kushtetuese funksionale, emërohet Përparim Kalo, anëtari i 6! Kim dhe Soreca: U plotësua kushti për hapjen e negociatave


E.M./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?