Politikë

Ngritja e SPAK dhe gara për kryeprokuror/ Meta takon kreun e KLP: Organet e drejtësisë penale të jenë sa më shpejt funksionale

20 Nëntor 2019, 17:21| Përditesimi: 20 Nëntor 2019, 18:29

  • Share

TIRANË- Presidenti Ilir Meta ka takuar kreun e Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Gent Ibrahmi, në fokus të së cilit ka qenë gara për kryeprokuror dhe ngritjen e Prokurorisë së Posaçme (SPAK). Burime zyrtare konfirmojnë se ky takim është bërë me kërkesë të Ibrahimit, teksa siç njofton presidenca , ka mbështetjen e Metës për të garantuar një proces të sukseshëm.

Meta ripërsëriti qëndrimin e tij se nuk ka qenë dakord me mënyrën se si prokurorja aktuale Arta Marku u zgjodh në krye të këtij institucioni,  por theksoi përtej saj do të mbështesë procesin në mënyrë që të kemi sa më shpejt organet e reja të drejtësisë penale.

"Presidenti i Republikës SH.T.Z Ilir Meta priti sot në një takim Kryetarin e Këshillit të Lartë të Prokurorisë, z.Gent Ibrahimi, me kërkesën e këtij të fundit.  Kryetari i Këshillit të Lartë të Prokurorisë e informoi Kreun e Shtetit për hapat e mëtejshëm dhe koordinimin ndërmjet të gjithë institucioneve të përfshira në procesin e konstituimit të Prokurorisë së Posaçme. Presidenti Meta e siguroi z.Ibrahimi për mbështetjen e pa kursyer në përmbylljen me sukses të procesit të ngritjes së Prokurorisë së Posaçme (SPAK).

Presidenti Meta i bëri me dije Kryetarit të KLP-së, se pavarësisht rezervave që ai ka patur në lidhje me zgjedhjen antikushtetuese të Prokurorit të Përgjithshëm të Përkohshëm dhe vonesat në krijimin e këtyre institucioneve të reja, do të mbështesë maksimalisht këtë proces në mënyrë që këto organe kaq të rëndësishme të drejtësisë penale të jenë sa më shpejt funksionale dhe që procedura e konstituimit të tyre të kryhet brenda një kohe sa më shpejt të jetë e mundur. Në këtë drejtim Presidenti i Republikës do të përmbushë çdo detyrim që do t’i kërkohet sa më parë të jetë e mundur në përputhje me ligjin dhe frymën e Kushtetutës", njofton Presidenca. 

Kujtojmë që sot ka qenë afati i fundit për të bërë ankimim për të ankimuar rezultatin e KLP-së dhe asnjë nga tre kandidatët, Olsian Çela, Arta Marku dhe Fatjona Memçaj nuk ka dalë kundër.

B.K./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Arbëri: 20/11/2019 20:33

    Ky kërkon garanci që mos të arrestohet, kot e ka se kohën e ka të numruar ky palaqo president i toaleteve të macavet

    Përgjigju
  • Nroqi: 20/11/2019 19:29

    xhento i ke trut n'kok apo n'pantallona

    Përgjigju
  • Pyka: 20/11/2019 17:49

    Ah ju ....,të gjithëve!Flas në emër të kokëpalarëve!

    Përgjigju
  • dada: 20/11/2019 17:33

    po ky pse ka ik tek Meta a eshte i pavarur si institucion???

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Nisi fushata zgjedhore për 11 majin, si e parashikoni?