170 dosjet në duart e SPAK/ Nga kokaina, tek '41 Bis'! Në 'lupë' edhe biznesmeni në kërkim i 'Shpresa-Al'

26 Tetor 2019, 15:05| Përditesimi: 26 Tetor 2019, 20:57

  • Share

Një ditë më parë, Këshilli i Lartë i Prokurorisë vendosi se SPAK do të ngrihet brenda muajit Nëntor. Mësohet se 8 prokurorët e parë që do të emërohen në këtë strukturë, do të hetojnë rreth 170 dosjet më të forta të ndodhura në organin e akuzës, nga 590 që janë në total.

Numri voluminoz i dosjeve, ka bërë që prej më shumë se një jave, drejtuesja e prokurorisë së Krimeve të Rënda ka nisur inventarizimin e tyre, të cilat tashmë do tu duhet tu kalojnë në duar 8 prokurorëve të Strukturës së Posaçme Anti-korrupsion.

Dosjet që do të hetojë SPAK-u, kanë të bëjnë me ato vepra të rënda kriminale, e kryesisht ata persona që i kanë kryer këto vepra, në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.

Disa nga dosjet më të nxehta dhe që priten të hetohen nga SPAK janë, “Dosja 339”, e goditjes së 4 grupeve kriminale midis tyre edhe “Avdylajt” e Shijakut, përgjimet e të cilëve nxorën në hap edhe emrin e ish-kryebashkiakut të Durrësit, Vangjush Dakos. Trafikimi i 613 kg kokainë, si dhe ai i 137 kg kokainë. Dosja e grupit “Bajri”, si dhe dosje të tjera për falsifikimin e letërnjoftimeve, apo të cilësuar si dosjet e klandestinëve.

Po ashtu, një tjetër dosje që SPAK do të hetojë është edhe arrestimi i 18 personave dhe 3 të tjerë të shpallur në kërkim, zyrtarë e ish zyrtarë të Kadastrës në Durrës, të akuzuar se kanë tjetërsuar 68 mijë metër katrorë tokë në Kepin e Rodonit, duke vepruar si një grup i strukturuar kriminal. Mes tyre, edhe biznesmeni Lush Osmani, pronar i kompanisë “Shpresa-Al”.

Ndërkohë, një tjetër prioritet që ka për detyrë SPAK, është edhe izolimi që do tu bëhet të burgosurve me rrezikshmëri të lartë në kuadër të sistemit “41 Biz”.

Ashtu siç e shikon edhe ligji, drejtuesi i SPAK duhet të hartojë edhe listën me emrat e personave të cilësuar me rrezikshmëri të lartë që do të izolohen në burgjet shqiptare. Mësohet se lista përmban të paktën 270 emra, të cilat janë persona jo vetëm të dënuar me vendim të formës së prerë, por edhe ata të hetuar për një sërë veprash të rënda penale.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Reni: 27/10/2019 16:18

    ARRESTOJINI QENAT....

    Përgjigju
  • Yes: 26/10/2019 22:40

    Po Po aty manje menen Kurr nuk ka me pas DREJTSI ne Shqipni jo me na fut ne Europ po me na cu ku te doni ska Drejtesi

    Përgjigju
  • Edo: 26/10/2019 20:38

    U nisem qe ne gusht ben te bejme po bejme nje.... mut!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?