Politikë

Ngritja e SPAK/ Shameti në Report Tv: Lajm i mirë, ndryshe nga herët e tjera Meta ishte në lartësinë e detyrës

19 Dhjetor 2019, 14:11| Përditesimi: 19 Dhjetor 2019, 14:30

  • Share

TIRANË- Deputeti i Partisë Socialiste, Adnor Shameti e ka cilësuar ngritjen e Strukturës së Posaçme Anti Korrupsion (SPAK), një lajm i mirë për shqiptarë dhe si në kundërpërgjigje për skeptikët e Reformës në Drejtësi.

Në studion e Report Tv, përballë gazetares Aida Tancica, Shameti tha se ndryshe nga herët e tjera, presidenti Ilir Meta ishte në lartësinë e detyrës duke i thirrur për betim 8 prokurorët e SPAK.  

"Lajmi më i mirë për Shqipërinë. Meta ka qenë në lartësinë e detyrës, për ta thirrur në betim , ndryshe nga çfarë kanë bërë herët e tjera. Është ngritur SPAK, KLP, KLGJ, për të gjitha ata që dyshonin në Reformën Zgjedhore", tha Shameti në studion e Report Tv.

Ditën e sotme u betuan në Presidencë 8 prokurorët e SPAK duke shënuar kështu nisje zyrtarisht të detyrës së një nga institucionet ndër më të rëndësishmet të sistemit të ri të Drejtësisë.

B.K./b.ha./ReportTv.al
Komento

Komente

  • REALITETI: 19/12/2019 14:25

    Ilir meta e vërteta ska nga shkon se e kupton që si biet murit me kok. S'kishte nga ta luante bythën iliri me bllok në dor. ZOTI VONON POR KUR NUK HARON. DJERSA DHE GJAKU I POPULLIT DO SHK9JN NË VËND. KRIMINELËT DO PAGOJN.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?