Ngritja e SPAK-ut, brenda nëntorit prokurorët e krimeve dorëzojnë dosjet

29 Tetor 2019, 19:03| Përditesimi: 29 Tetor 2019, 19:04

  • Share

Ngritja e prokurorisë së posaçme SPAK brenda muajit nëntor 2019, do të thotë që shumë nga prokurorët aktualë të krimeve të rënda, të cilët nuk janë pjesë e SPAK, do të dorëzojnë dosjet hetimore. Një procedurë e tillë pritet të kryhet brenda një muaji.

Themelimi i prokurorisë së posaçme, zgjedhjes së drejtuesit të prokurorisë, dy zëvendësave, dhe komandimit të dy prokurorëve, për të plotësuar numrin prej 10 prokurorët e parë të SPAK,do shoqërohet me dorëzimin e dosjeve penal, që për momentin kanë në dorë hetuesit aktualë.

E gjithë kjo procedurë do kryhet me qëllimin e vijimit të mëtejshëm të hetimeve nga prokurorët e rinj që janë ngarkuar tashmë për të qënë pjesë e organikës së prokurorisë së posaçme.

Këto dosje që do dorëzohen nga prokurorët, do të hidhen në short dhe do ndahen mes 10 prokurorëve të rinj. Ndërkohë prokurorët aktualë që ndodhen tek krimet e Rënda do të emërohen nga KLP në prokuroritë e rretheve, aty ku disponohen vende vakante.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?