Tamar Laptosh duke dale nga Ministria e Drejtesise

Kronikë

Ngritja e SPAK-ut/ Prokurorja 'e hekurt' kroate takon ministren e Drejtësisë

8 Shkurt 2019, 14:33| Përditesimi: 8 Shkurt 2019, 14:36

  • Share

Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj ka zhvilluar ditën e sotme një takim me prokuroren “e hekurt" kroate, Tamar Laptosh e cila prangosi ish- kryeministrin e Kroacisë, Ivo Sanader.

Në fokus të takimit ka qenë zbatimi i reformës në drejtësi dhe veçanërisht ngritja e SPAK-ut, struktura që do të hetojë krimin e organizuar dhe korrupsionin në nivele të larta.

Tamar Laptosh do të jetë pjesë e ekspertëve që do të ndihmojnë në ngritjen e SPAK-ut. Përfshirja e saj si eksperte në këtë strukture është bërë për shkak të përvojës së saj me rastin e bujshëm në Kroaci.

Takimi me Gjonajn vjen në një moment kur në ministrinë e Drejtësisë po hetohen abuzimet me 5 tendera, ndërsa rasti ka sjellë edhe përplasje mes drejtueses së këtij institucioni dhe kryetares së LSI, Kryemadhi.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?