Miniera

Të ngujuar që prej mëngjesit, nxirren nga miniera e Trepçanit të Kosovës 40 miniatorët! Ja gjendja e tyre

10 Prill 2023, 15:57| Përditesimi: 10 Prill 2023, 19:20

  • Share

KOSOVË- Rreth 40 miniatorë të cilët kishin mbetur të bllokuar në minierën e Trepçanit në Kosovë janë nxjerrë në sipërfaqe. Sipas mediave të Kosovës, miniatorët janë shëndoshë e mirë. 

Kryetari i Sindikatës së Minatorëve të ndërmarrjes “Trepça”, Ibrahim Januzi, ka deklaruar për KosovaPress se si rrjedhojë e një defekti të energjisë elektrike, 30 minatorë të ndërrimit të tretë, mbeten të bllokuar në minierë.

Ai kanë thënë se numri i minatorëve të bllokuar në minierë ka qenë edhe më I madh, por disa kanë arritur të dalin nga aty.

Januzi theksoi se gjendja e minatorëve të ngujuar në “Trepçë” është e mirë dhe se po bëhen përpjekje që të dalin sa më shpejtë.

“Që nga ora 3 e mëngjesit, minatorët kanë mbetur të ngujuar në horizontin e 1, për shkak të një defekti të energjisë elektrike në ashensor”, ka deklaruar Jonuzi për Radion evropa e Lirë. Ky horizont gjendet rreth 900 metra nën tokë,

Në vendin e ngjarjes, sipas tij, kanë qenë të pranishëm pjesëtarët e Policisë së Kosovës, drejtuesit e “Trepçës”, ekipet e emergjencës dhe ekipet mobile për nxjerrjen e minatorëve të ngujuar.

Megjithatë, asnjë nga udhëheqësit e Trepçës nuk u është përgjigjur thirrjeve telefonike të Radios Evropa e Lirë, për të sqaruar arsyet e defektit në ashensor, që pamundësoi daljen në sipërfaqe të rreth 40 minatorëve, të cilët qëndruan të ngujuar në minierë për rreth 14 orë.

Ora 19:17
Të ngujuar që prej mëngjesit, nxirren 40 miniatorët e ngecur në minerën e Trepçës në Kosovë

1681147094_resuty.jpg

40 miniatorët e bllokuar që prej mëngjesit në minerën e Trepçës në Kosovë janë nxjerrë shëndoshë e mirë.

Lajmin e ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë kryetari i Sindikatës së punëtorëve të Trepçës, Ibrahim Jonuzi.

Ai ka theksuar se në orët e para të mëngjesit të 10 prillit, rreth 40 minatorë kanë mbetur të ngujuar në Minierën e Trepçës, e cila gjendet në Stantërg, në afërsi të Mitrovicës.

G.MO/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?