Ish-trajneri i skuadrës kombëtare, Gianni de Biasi ka shprehur solidarizimin për tërmetet e ndodhura në Shqipëri mëngjesin e ditës së sotme.
“Me gjithë zemrën time shpreh afërsinë, dhimbjen time, për viktimat dhe për të gjithë popullsinë e goditur nga tërmeti në Shqipëri”, është shprehur ai në profilin e tij në Facebook.
Ai shpreson që situata të kthehet në normalitet dhe se ka një ndihmë thelbësore për njerëzit që kanë humbur shtëpinë e tyre.
“Ngushëllime për ata që kanë humbur të dashurit në këtë përvojë të dhimbshme. Guxim dhe shumë forcë reagimi. Forconi Shqipërinë!”, ka shkruar De Biasi.
Skuadra shqiptare e futbollit korri shumë suksese nën drejtimin e trajnerit Gianni de Biasi.
Ai u kthye në një figurë pozitive jo vetëm për futbollistët e tifozët, por për të gjithë shqiptarët me karakteristikat që zotëronte.
Postimi i De Biasit
Lajmi kryesor: