Kombëtarja

Ngushtohet rrethi i trajnerit, Kombëtarja pret emrin e ri për pankinën para 2023

26 Dhjetor 2022, 16:35| Përditesimi: 27 Dhjetor 2022, 12:08

  • Share

Kombëtarja shqiptare e futbollit është pa trajner. Italiani Edy Reja ka përfunduar kontratën dhe pas tre vitesh do largohet nga stoli kuqezi. Tanimë FSHF është duke menduar për emrin e ri dhe katër trajnerë janë në negociata me institucionin e futbollit.

Bëhet fjalë për Esteban Cambiasso e Silvinho që nuk janë me eksperiencë, apo edhe Luigi di Biaggio. Trajneri që ka më shumë përvojë ndërkombëtare ndër emrat në listë është Reinaldo Rueda. Kolumbiani 65-vjeçar ka drejtuar veç vendit të tij edhe Hondurasin, Kilin dhe Ekuadorin në nivel kombëtaresh, teksa në CV e tij ka edhe drejtimin e pankinave të Atletico National apo edhe Flamengo.

Për eksperiencën që ka në nivel kombëtaresh, Rueda duket se është ai që peshon më shumë për të qenë trajneri i ri i Kombëtares. Veç tij edhe italiani di Biaggio është i preferuar. Deri në fundin e 2022 Shqipëria e futbollit do ketë një trajner të ri.

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sifi: 26/12/2022 18:43

    Meqe Duka nuk pranon shqiptar dhe tifozet mos te ndjekin kombetaren ne stadium.Duka tifozet ti bi nga jasht si traineret .Ne 20 vjet te tij ne krye te FSHF vetem ka abuzuar me postin

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?