Niçja i dosjes '339' kërkon lirinë, gjykata refuzon

17 Prill 2020, 13:16| Përditesimi: 17 Prill 2020, 14:11

  • Share

Altin Avdyli, i njohur ndryshe si “Niçja” ka kërkuar të lirohet nga burgu, me argumentin se vuan nga çrregullime shëndetësore dhe duke marrë shkak edhe nga situata e virusit pandemik COVID-19, ai ka paraqitur kërkesën për zëvendësimin e masës së sigurisë. Nëpërmjet avokatëve të tij, Altin Avdyli, ka kërkuar ndryshimin e masës nga “arrest në burg” në “arrest shtëpie”, kërkesë kjo që është rrëzuar nga Gjykata e Posaçme e Apelit.

Në janar 2020 hetimet për dosjen me nr.339 u mbyllën, ku të pandehur janë marrë 19 persona, përfshirë këtu dhe dy vëllezërit nga Shijaku Astrit dhe Altin Avdyli. Mes të pandehurve në këtë dosje penale që flet për trafikimin e gati 200 kg lëndë narkotike heroinë dhe një sasie të konsiderueshme hashashi është dhe vëllai i ish-deputetit të PS në qarkun e Lezhës, Arben Ndoka, Gjevi Ndoka, si dhe ish-kampioni në mundje Elis Guri.

Ndërkohë hetimet për biznesmenin në kërkim Admir Hoxha dhe Hekuran Hoxhën, vijojnë ende. Pikërisht këta dy persona ishin dhe njerëzit që mbanin kontakte me tre turqit që sillnin deri në Kosovë e Shqipëri sasinë e heroinës. Vendimi për komunikimin e akuzave ndaj të pandehurve është marrë nga dy prokurorët e komanduar në SPAK. Vladimir Mara dhe Dritan Prençi. Akuzat për anëtarët e këtij grupi janë “Trafikim të lëndëve narkotike” në forma të posaçme, “Grup i strukturuar kriminal”, ”Pastrim i produkteve të veprës penale” dhe “Kryerja e veprave penale në formën e Grupit të strukturuar kriminale”.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • edi rama: 17/04/2020 17:14

    PATJETER DO LIROHESH ,,,DHE DO TE BEJ DEPUTET...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?