Nick Abbott është emëruar ambasador i Britanisë së Madhe në Tiranë. Ambasadori Abbot do të marrë detyrën në muajin shtator, pas përfundimit të mandatit të ambasadorit aktual Alastair King-Smith.
Lajmin e ka bërë të ditur Ambasada Britanike në Shqipëri përmes një postimi në rrjete sociale. Ambasada Britanike sqaron se Abbott ka punuar në Evropë dhe Lindjen e Mesme dhe se ai ka një përvojë të jashtëzakonshme edhe si ambasadori i Madhërisë tij në Kosovë.
“Nick Abbott është emëruar Ambasador i Madhërisë së Tij në Shqipëri. Të gjithë ne në ambasadë mezi presin ta përshëndesin në shtator 2024. Ai ka punuar në Evropë dhe Lindjen e Mesme dhe sjell një përvojë të jashtëzakonshme edhe si Ambasadori i Madhërisë tij në Kosovë”, njofton Ambasada Britanike në Tiranë.
Nick Abbott prej vitit 2019 deri sa të vijë në Shqipëri ka qenë me mision diplomatik në Kosovë. Ai di të flasë gjuhën shqipe pas një trajnimi që ka bërë në 2018-2019 ndërsa më herët ka qenë Drejtor i Programit/Shef i Departamentit të Operacioneve Qendrore të MENA, Drejtoria e Lindjes së Mesme Afrika e Veriut.
Nick Abbott ka nisur të punojë në Zyrën për Punët e Jashtme që në vitin 1985. Ai ka qenë edhe shefi i Departamentit të Strategjisë në Drejtorinë e Lindjes së Mesme dhe Afrikës së Veriut.
Gjatë karrierës së tij ai është marrë me një sërë çështjesh ndërsa fokusin vitet e fundit e ka pasur në vendet që kanë kaluar një konflikt dhe përdorimin strategjik të programeve financuese. Misione diplomatike dhe si këshilltar ka qenë në disa departamente e njësi konflikti e stabilizimi në Bagdad, Algjer, Kajro, Doha apo Riad.
Shyqyr e hoqen ate antipatikun e gjate dhe...
Përgjigju