Nico Williams

Sport

Nico Williams ‘i jep besën’ Barcelonës, katalanasit paguajnë klauzolën 'e kripur'

19 Qershor, 13:14| Përditesimi: 19 Qershor, 13:18

  • Share

Merkatoja e verës në “Camp Nou” mund të ndizet së shpejti, pasi Nico Williams ka shprehur dëshirën e qartë për t’iu bashkuar Barcelonës. Lajmi është bërë i ditur nga gazetari i njohur spanjoll Gerard Romero, i cili konfirmon se ylli i Athletic Bilbaos i ka komunikuar verbalisht drejtuesve të klubit katalanas dëshirën për të veshur fanellën e tyre që nga sezoni i ardhshëm.

Ky zhvillim përforcon sinjalet që dolën më herët edhe nga vetë presidenti i Barcelonës, Joan Laporta, i cili gjatë ditës së mërkurë dhe një sinjal për këtë lëvizje.

“Po punojmë për të sjellë një lojtar emocionues që kushton rreth 60 milionë euro dhe që kohët e fundit ka shprehur dëshirën për të ardhur te ne”, tha ai.

Klauzola e lirimit të Williams raportohet të jetë mes 58 dhe 60 milionë eurove, një shumë që Barcelona mund ta përballojë, sidomos nëse vendos të bëjë lëvizjen vendimtare në ditët në vijim.

Pas afrimit të portierit Joan Garcia, një tjetër përforcim si Nico Williams do ta bënte skuadrën shumë më konkurruese për sezonin 2025-26. Me shpejtësinë dhe teknikën e tij në krahët e sulmit, Barcelona do të fitonte një element të ri në fazën ofensive.

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni sulmin e SHBA-së ndaj impianteve bërthamore të Iranit?