Spanja me shumë mungesa të rëndësishme si Rodri dhe Carvajal fillimisht do të përballet në Ligën e Kombeve me Danimarkën kryesuese e grupit të tyre me pikët maksimale, e më pas me Serbinë, e cila nga ana tjetër nuk do të mund të llogarisë Dusan Vlahovic, i cili mbeti në Torino.
Sulmuesi i Spanjës, Nico Williams i bashkohet listës së gjatë të top-lojtarëve të kombëtareve të ndryshme, të cilët nuk do të mund të luajnë në dy ndeshjet e ardhshme të Ligës së Kombeve për shkak të dëmtimeve.
Ylli i Euro 2024 i cili luan për Athletic Bilbao u dëmtua në ndeshjen e Europa League kundër AZ Alkmaar dhe megjithëse u paraqit në kampin stërvitor të kombëtares, u kthye në klubin e tij për të vazhduar rikuperimin. Në vend të tij u thirr lojtari i Real Sociedad, Sergio Gomez.