Kultura

Nicola Pio Nasca, pianisti i verbër italian, koncert në TKOB! Bach, Liszt, Chopin e Albeniz nën interpretimin e 22-vjeçarit

28 Prill, 11:25| Përditesimi: 28 Prill, 15:32

  • Share

Njihet si pianist i talentuar, që ka ditur të sfidojë mungesën e shikimit dhe që me forcën e vullnetit të tij ka arritur të fitojë zemrat e mjaft artdashësve. 22 vjeçari Nicola Pio Nasca është pianisti italian, që këtë të diel ka interpretuar në Teatrin Kombëtar të Operës dhe Baletit në Tiranë. Pio Nasca ka sjellë një udhëtim muzikor përmes veprave të Bach, Liszt, Chopin dhe Albeniz.

Ai është pianisti i parë italian me mungesë shikimi që në lindje, i cili ka përfunduar studimet në piano me vlerësimin maksimal, ndwrsa ka realizuar edhe njw koncert për piano dhe orkestër në Konservatorin “Piçini” në Bari. Nicola ka fituar çmime të shumta kombëtare dhe ndërkombëtare, duke përfshirë çmimin e parë në “Crescendo International Music Competition” në Nju Jork në Carnegie Hall, një nga sallat më të rëndësishme të koncerteve për muzikën klasike dhe pop në botë.

“Ka njerëz që na mësojnë se nuk janë shqisat ato që na bëjnë artistë, por shpirti, përkushtimi dhe vullneti për të ndjekur ëndrrën. Nicola është një shembull i qartë i asaj që mund të arrihet kur besimi në vetvete është një forcë. Ai na kujton se jeta nuk matet nga sfidat që na dalin përpara por nga mënyra se si zgjedhim të përballemi me to.”, - shprehet Iris Çiço, presidente e “Inner Ëheel Club Tirana”, një ndër organizatoret e aktivitetit, së bashku me 'Inner Wheel Club Bari'.

“Pas diplomimit shkëlqyeshëm, Nicola aktualisht po ndjek nivelin e dytë akademik prej dy vitesh. Pavarësisht moshës së re, ai ka marrë shumë çmime.”, - vëren mes të tjerash Maria Mossa, presidente e 'Inner Wheel Club Bari Alto Terra dei Peuceti'.

Nicola numëron shumë koncerte dhe master-klasa ku ka qenë pjesëmarrës, ndërkohë që në vitin 2021 ka marrë pjesë edhe në regjistrimin e CD-së “Musica e Letteratura” (Muzikë e letërsi) me Paolo Lepore, Mirko Signorile dhe Nicola Esposito. Koncerti i së dielës u ndoq edhe nga përfaqësues të Shoqatës Shqiptare të të Verbërve në Shqipëri, ndërkohë që synonte të vinte jo thjesht si një koncert, por një udhëtim mbresëlënës që bën bashkë dy kombe, dy kultura, dy klube, atë të "Inner Wheel Bari" dhe "Inner Wheel Tirana".

 

 

 

B.G/r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni kontratën 6 mln dollarë të PD për lobim në SHBA?