Nicola Sturgeon do të japë dorëheqjen si kryeministrja e Skocisë pas më shumë se tetë vitesh në këtë rol. Liderja e Partisë Kombëtare Skoceze pritet të bëjë njoftimin në një konferencë shtypi të organizuar në Edinburg. Nuk mendohet se largimi i saj do të jetë i menjëhershëm, pasi duhet të zgjidhet pasardhësi që do e zëvëndësoj.
Ish-deputeti i SNP-së, Stephen Gethins tha se ishte "i befasuar... dhe i zhgënjyer" nga lajmi.
"Nicola Sturgeon është dikush që ka udhëhequr në një formë ndryshe," tha ai.
Gethins tha se ishte një "punë e vështirë, stresuese" dhe se ajo e ka bërë më së mir dhe ia ka dalë mbanë, prandaj nuk e priste këtë largim. Deputeti i SNP-së, Steëart McDonald, e përshkroi kryeministren si "shërbëtorin më të mirë publik të epokës".
Alison Thewliss, deputetja e SNP-së për Glasgoë Central, tha se ajo ishte "absolutisht e mërzitur" dhe e përshkroi zonjën Sturgeon si "një udhëheqëse të pabesueshme". Zonja Sturgeon ka qenë anëtare e Parlamentit Skocez që nga viti 1999 dhe u bë nënkryetare e SNP-së në vitin 2004. Ajo ka qenë ministre e parë që nga nëntori 2014, kur mori postin nga Alex Salmond pas humbjes në referendumin e pavarësisë.