Nigel Farage

Bota

Nigel Farage drejtuar Kongresit Amerikan: Mbretëria e Bashkuar është bërë si Koreja e Veriut

4 Shtator, 08:12| Përditesimi: 4 Shtator, 08:14

  • Share

Në një paraqitje para Komitetit Gjyqësor të Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-së, të udhëhequr nga republikanët, kreu i 'Reform UK' Nigel Farage u tha ligjvënësve amerikanë se Britania e Madhe është si Koreja e Veriut për sa i përket lirisë së fjalës, duke kritikuar vendimet e qeverisë së Londrës.

Farage përmendi arrestimin e dramaturgut irlandez Graham Linehan si një shembull të "kërcënimit të madh" që Britania paraqet për lirinë e shprehjes. Policia britanike arrestoi Linehan të hënën në Aeroportin Heathrow të Londrës me akuzën për nxitje të dhunës pas disa postimeve për personat transgjinorë. 

"Kjo mund t'i ndodhë çdo amerikani, burrë apo grua, që udhëton për në Heathroë dhe ka thënë gjëra në internet që qeverisë dhe policisë britanike nuk i pëlqejnë. Në cilën pikë jemi bërë Koreja e Veriut. Epo, mendoj se dramaturgu irlandez e zbuloi dy ditë më parë në Aeroportin Heathrow", u shpreh Farage.

Kryeministri britanik Keir Starmer e quajti Farage-in "jopatriotik" për shkak se fluturoi drejt Shteteve të Bashkuara për të folur keq dhe nënçmuar vendin e tyre. 

"Ai shkoi atje për të ushtruar presion mbi popullin amerikan që të vendoste sanksione ndaj këtij vendi, të cilat do të dëmtonin njerëzit që punojnë", tha Starmer.

Xh.D/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord me propozimin e Ramës për heqjen e depozitave të ujit nga pallatet?