Një pallat 21-katësh, në ndërtim e sipër është shembur në qytetin Lagos të Nigerisë, ku për pasojë punonjësit e ndërtimit kanë mbetur nën rrënoja dhe tre prej tyre kanë ndërruar jetë. Sipas informacioneve paraprake, ende nuk dihet numri i punonjësve që kanë mbetur të bllokuar, ndërsa mësohet se numri i atyre që kanë qenë duke punuar është rreth 100.
Shkaqet e këtij incidenti janë ende të paqarta, por banorët i janë bashkuar operacioneve të shpëtimit, por edhe kanë kritikuar autoritetet për mosreagimin e shpejtë.
Kreu i Agjencisë Shtetërore të Menaxhimit të Emergjencave, Oke-Osanyintolu tha se kishte aktivizuar planin e reagimit emergjent.
“Të gjithë ekipet e kërkim-shpëtimit janë në vendngjarje. Është një ndërtesë 25-katëshe ende në ndërtim e sipër. Shumë punëtorë janë bllokuar nën rrënoja. Ne po përpiqemi t'i shpëtojmë”, tha ai.