Nigeri/ Zjarr në një depo karburanti, 35 viktima, mes tyre 1 foshnje

24 Shtator 2023, 18:54| Përditesimi: 24 Shtator 2023, 18:57

  • Share

Të paktën 35 persona, përfshirë 1 fëmijë, humbën jetën sot në një zjarr që shpërtheu në një depo karburanti në Benin pranë kufirit me Nigerinë.

“Zjarri dogji dyqanin dhe sipas një vlerësimi fillestar rezultoi në 35 të vdekur, përfshirë një fëmijë”, tha në një deklaratë prokurori Abdoubaki Adam-Bongle, raporton agjencia e lajmeve Al Jazeera.

Nigeria është ndër prodhuesit më të mëdhenj të naftës dhe gazit në botë dhe kontrabanda e karburantit është e zakonshme përgjatë kufijve të saj, veçanërisht kur qeveria dha subvencione për të mbajtur çmimet të ulëta.

S.S/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?