Shpallet në kërkim nigeriani me banim në Irlandë që mashtroi biznesmenin në Tiranë, i mori 25 mijë euro me email! Kërkoi të bëhej dërgesa në Gjermani, si u zbulua

9 Qershor 2023, 12:15| Përditesimi: 9 Qershor 2023, 19:03

  • Share

Një shtetas nigerian kërkohet nga Shqipëria pasi akuzohet se përmes mashtrimit nëpërmjet emailieve ka arritur t’i marrë një biznesmeni me banim në Tiranë nëpërmjet emailieve një shumë prej 25 mijë eurove.

E gjithë historia ka nisur, dy vite më parë, në 20 tetor 2020, kur pranë Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, biznesmeni Erges Baxha i cili prej 10 vitesh administronte biznesin e tij në import detergjentësh kryesisht nga Italia, denoncoi mashtrimin.

Report TV ka arritur të sigurojë foton e shtetasit nigerian të shpallur në kërkim.

E-mali: Më kaloni 25 mijë euro

Gjatë aktivitetit të tij ndër vite ai komunikonte me palën italiane nëpërmjet e-mailit me qendër në Bolonja, Itali ku dhe bënte transferta për mallin që merrte.

"Në datën 07 shtator 2020 i vjen një e-mail ku i kërkohej të dërgonte shumën prej 25.000 euro në llogari të kompanisë po tashmë jo në Itali po në Gjermani. Kallëzuesi nuk e konstatoi që trasferta e eurove nga Italia duhet të dërgoheshin në Gjermani duke kryer pagesën dhe vetëm kur pala italiane kërkoi pagesën kuptoi mashtrimin" sqarohet në njoftimin e prokurorisë.

Mashtruesi nga nigeria me banim në Irlandë

Në vazhdim të hetimeve paraprake, prokurori Bledar Valikaj i dërgoi letër porosi për ndihmë gjyqësore autoriteteve gjyqësore në Republikën e Gjermanisë dhe Republikën e Turqisë për të identifikuar IP-në me të dhënat përkatëse.

Me mbërritjen e letërporosive u identifikua se autori i mashtrimit dhe përfituesi i 25.000 eurove ishte shtetasi nigerian Sabastian Victor Negbenedor,., lindur në Ëarri, Nigeri dhe banues në Dublin, Irlandë.

“Hetimet provuan se ky shtetas ka kryer aktivitetin kriminal të “Mashtrimi kompjuterik”  duke i përvetësuar viktimës, shtetasit E. B. shumën prej 25.000 eurosh” thuhet në njoftimin e prokurorisë. 

Prokurori Valikaj i ka kërkuar sot, 9 qershor 2023) Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë masën e sigurisë ‘Arrest në burg’ në mungesë, kërkesë e cila u miratua nga Gjykata. Pas kësaj shteasi nigerian do të futet në listën e personave në kërkim. 

S.G/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?