Nikoll Lesi: Edi, lidhi qentë dhe ik se të ka ardhur ngordhja

12 Dhjetor 2020, 10:09| Përditesimi: 12 Dhjetor 2020, 10:10

  • Share

Nikoll Lesi ka bërë një shkrim, pasi mbrëmjen e djeshme Policia ka ndaluar kryeredaktorin e gazetës së tij. Ai kërkon largimin e Edi Ramës, pasi sipas tij, i ka ardhur “ngordhja”.

Shkrimi i Nikoll Lesit

Mbrëmë vonë, mu te hyrja e redaksisë së gazetës KOHA JONE, një mori forcash speciale morën me dhunë kryeredaktorin e gazetës, Qamil Xhani. Nuk isha në redaksi në atë moment, por më sqaruan (janë edhe kamerat) se si kryeredaktori mu te dera e “shtëpisë” së tij, pra gazetës, ishte kur ka parë se si policët po rrihnin dy minorenë “protestues”. Gazetari ka drejtuar celularin për t’i filmuar pasi ishte lajm dhe për lajmin nuk prekesh. Në çast forcat speciale janë turrur drejt kryeredaktorit. Ai i ka sqaruar se jam gazetar dhe drejtues i gazetës, por sapo e kanë dëgjuar fjalën KOHA JONE, i janë sulur edhe të tjerë, duke e marrë me forcë, dhunshëm. Dhe po dhunshëm e kanë goditur në makinën e policisë, pavarësisht se iu ka shpjeguar se çfarë pune bën, porse në radiot e policisë dëgjohej “silleni këtu në komisariat”, siç tregon më vonë zoti Xhani.

Asnjë shpjegim në makinën e policisë nuk ka dhënë sukses për ta mbyllur rrugës një veprim të tillë të turpshëm policesk. E kanë futur në një sallë me mbi 50 veta në komisariatin numër 2, ku siç deklaron kryeredaktori nuk kishte as maskë, por ngjeshur me njeri-tjetrin si sardele e ku kërciste dajaku.

Nëse do të ishte rast sporadik edhe mund të mos bënim zhurmë të madhe, por rastet po përsëriten vrullshëm. Parmbrëmë morën një gazetar të Oranews, para ca muajsh e provova vetë pak metra nga redaksia kur tentuan të me merrnin me forcë edhe mua në komisariat, gjë për të cilin ju zoti kryeministër me thatë se ishte gabim.

Por “gabim”, “gabim” dhe prapë “gabime”, sikur nuk shkon zoti kryeministër!

Natyrisht që nuk keni urdhëruar ju mbrëmë, as drejtori i përgjithshëm i policisë, mendoj as ministri në ikje, por është fryma që keni përhapur në polici e në shtet. Frymë arrogante, dhune dhe bashkuar me një ironi e tallje ndaj çdokujt që nuk është në të njëjtin mendim me ju; e gjitha kjo vjen nga Ju si drejtues qeverie.

E natyrisht polici apo zyrtari nuk ka pse të marrë leje nga Ju apo nga Endri Fuga, por e di se si duhet reaguar ndaj “armiqve” të pushtetit!

Ndalimi i një gazetari të thjeshtë apo edhe punonjësi të medias mbetet lajm. Aq me tepër kur ndalohet një kryeredaktor gazete, sidomos i gazetës së parë të pavarur shqiptare, KOHA JONE. Edhe Ju keni punuar, pra shkruar, dikur ndër vitet 1992-1997 në gazetën KOHA JONE. Shkrime, intervista dhe analiza brilante që drithëronte pushtetin e asaj kohe të Sali Berishës; ju i keni shkruar. Atëkohë kur na vinte policia te redaksia, ti thoje se “nuk i nis Saliu, por fryma e Saliut”. Dhe kishe të drejtë.

Për dreq dhe për fat të keq tani pas 25 vitesh ti po vepron me të njëjtën mënyrë, por të pakten ti nuk na ke djegur redaksinë!

Zoti na shpëtoftë edhe nga kjo, si dikur!

Edi!

Ka ardhur koha të ikësh, duhet ta bësh edhe për veten tënde se je rënduar pak si shumë nga lodhja e pushtetit 8 vjeçar dhe 22 vjeçar në total.

Ik, Edi sa ke kohë se mund të dalësh prapë udhëve lirshëm!

Sa me shumë e mbush kazanin tënd me zullume, aq me vështirë do të jetë ta shpërlash.

Në fakt kur i vjen ngordhja të zotit të qenve, kështu ndodh!

Komento

Komente

  • lehsi: 12/12/2020 21:11

    Ti dhe ai qe te shoqeron ti rruani ate qe s'thuhet Edit dhe gjithe shqiptareve qe doni ti degradoni si popull ne sy te botes. Ju te dy dhe shpura juaj jeni jashteqishtja e shqiptareve dhe e keni vendin ne hale,madje shume shpejt dhe atehere dilni ju maloket afer detit,funderina.

    Përgjigju
  • Labi: 12/12/2020 19:40

    Nikoll Qeni Leshi,prototip i servilave,tere kohen e tij,ku Sali Krimineli i shkerdh eu nenen dhe ku i tha BABA.

    Përgjigju
  • sin: 12/12/2020 18:02

    Jo nuk eshte protest po vetem rrugeceri

    Përgjigju
  • CUBI: 12/12/2020 17:57

    Per ty dhe shtypin tend te pjerdhur qe sta lexojn as njerzit tuaj te shtepis Rama rrin ne pushtet 50 vjet. Po mir ta paska ber sala ne 96 por paske desh me qen edhe ti brenda edhe snigjonim sot pordhet e tua.sahan lepires.

    Përgjigju
  • Pelioni: 12/12/2020 15:40

    Doli dhe ky zagari i qenve like e Sali pasi i ka vajt mendja t'e pallohet prap nga salehuu si njerë e një kohë,nejse punë e tij nuk është kot ajo shprehja "ajo bythë që q....t një herë ,mandej e do gjithmonë brenda "veçse ky zagari Lesi e do pe qeni se ai e ka me Gunga, T'a gëzosh Nikolla i leshit,tufën e qenve të tërbuar në Stanin e shqupit e leshelise,sa për kërcënimet e tua o zagari Lesi ti t'a ha munë si çka hëngre Salës njerë e një kohë,.

    Përgjigju
  • Renato Bega: 12/12/2020 15:15

    Qent le te lehin karvani Rilindjes do eci perpara Vlora do i japi PS 10 deputet

    Përgjigju
  • Bobi: 12/12/2020 14:37

    Qeni i pare qe duhet lidhur dhe i duhet marre me rradhe libri i familjes je ti Nikoll Leshi.

    Përgjigju
  • LORA: 12/12/2020 13:16

    Faleminderit zoti Kryeminister,qe po udheheq procesin e katarsisit me domethenes ne Shquperine tone,te tri dekadave te fundit. Sterkemcat dhe lehjet e krethemelesve te shtetit do te jene te pranishme, derisa te nisin rezultatet e mezipritura nga drejtesia ne reformim.

    Përgjigju
  • Ilir: 12/12/2020 13:15

    Deri para nje jave mgjths i majte kisha bere mend mos ta votoja me Rilindjen e Spiropalit, Manjes ,Gjicit, Ilir Beqes, Tao Balles etj etj qe pervec se na vjedhin edhe na fyejne inteligjencen por me sa po shoh keto dite rreziku me i madh vjen nga Meta, Basha , Kryemadhi e Berisha , keta jane monstra fare se po perdorin edhe femijet per te ardhur ne pushtet dhe po perpiqen ta djegin Shqiperine.Shpresoj qe Ed Rama dhe e majta te vere mend nga keto protesta e te distancohet nga disa monstra qe mban ne PS e qeveri.

    Përgjigju
  • NIKOLL LEFI: 12/12/2020 13:04

    Qeni lesi lef pa pushim vetëm me i dhon një kock që ta lëpi e lesi lef pa pushim. Ky lloi qeni lesi lef është qeni më i lir e më këllir.

    Përgjigju
  • YYY: 12/12/2020 12:58

    Doktori ka bere edhe pune te mira, jo vetem redaksine e gazetes po duhej ta kishte djegur te gjalle edhe kete qelbesiren. A di gje SHISH,kush dreqin brenda apo jashte i paguan e komandon keto ndyresira?!

    Përgjigju
  • sula: 12/12/2020 12:19

    Fole ti o i perdhunuar me fis nga Saliu .Ka na qen e ndyresire se ty.Servil legen qe nuk ka shqiptar qe nuk turren.Edi do iki nje dite se me tapi nuk e ka pushtetin por jo se thua ti pleher e pa ciklueshme

    Përgjigju
  • Spitni: 12/12/2020 12:11

    Katundar muti,e din gjithe kush je ti nje maskara e din te gjthe fshati ku ke lind qe je nje idiot ,dy maskarenjt bashke,Ju mallkofte zoti

    Përgjigju
  • Bruno: 12/12/2020 12:07

    Une propozoj nje sondazh ne linje. A ka ma qen se Nikolle Lesi, Po, Jo?

    Përgjigju
  • Leshi: 12/12/2020 11:54

    Nikoll Leshi! Te njoh mire dhe me njeh, je njeri me negativ dhe mashtrues ordiner. Prandaj ka ardhur koha te zhdukeni ju dhe legena si puna jote.

    Përgjigju
  • Miri: 12/12/2020 11:49

    Ngele legen dhe u trete si plehere nga te gjithe krahet e politikes vetem Likja te kishte ngele o LEHES

    Përgjigju
  • FATMIRI: 12/12/2020 10:53

    KU KA ME QEN NGA TY MOR MOTERQ..

    Përgjigju
    • Andi: 12/12/2020 11:29

      çfare qeni eshte, ky s'po di as me leh. Edhe mos e shaj se a e sheh qe ka photografi me presidentin. Po residenti çfare eshte "chiwawa"?

  • Like: 12/12/2020 10:39

    Po mendon te marresh vendin e Edit apo do te vendosesh lulken apo plaku mere qe i kane rrjedhur trute. Te gjithe vendin e keni ne burg

    Përgjigju
    • Deda: 12/12/2020 11:52

      E Edi Gjithe fisi Nikoll Lesit marrin rroga ne shtet. Prandaj han mut ky si gjithmone. Breke grisur ka ardh ne Tirane

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?