Zv-ministri i Shëndetësisë Alber Nikolla ka demaskuar programin e PD-së për mirqënie sociale për të cilin Kastriot Sulka bëri me dije se personat me aftësi të kufizuara janë vjedhur nga qeveria prej vitit 2008 (gjatë qeverisjes së Partisë Demokratike ) pasi nuk u është bërë indeksimi i pagesave.
Përfaqësuesi i Partisë Demokratike, Kastriot Sulka ka pranuar keqmenaxhimin gjatë qeverisjes së PD me grupet e personave në nevojë e sidomos me personat me aftësi të kufizuara. “Për grupe të caktuar të paaftësisë nuk është bërë indeksimi i pagesës që nga viti 2008, pra e thënë thjeshtë u është futur dora në xhep sepse çmimet ndërkohë janë rritur”– shprehej zyrtari i PD, Kastriot Sulka.
Për këtë dështim të PD gjatë qeverisjes së saj, zv-ministri i Shëndetësisë Alber Nikolla ka reaguae në një postim në facebook ku shkruan:
Z.Kastriot Sulka paraqiti sintezën e programit për mirqënie sociale ku shkruan se gjatë qeverisjes së Partisë Demokratike, personat me aftësi të kufizuara janë vjedhur nga qeveria prej vitit 2008 pasi nuk u është bërë indeksimi i pagesave. Ky është një lajm që duhet përgëzuar pasi është i pari zyrtar i PD që shkruan hapur për keqmenaxhimin e qeverisjes demokratike me grupet e personave në nevojë e sidomos me personat me aftësi të kufizuara. / Marrë nga gazeta Tema