Ish kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Nikolla Gruevski

Nikolla Gruevski dënohet me 9 vite të tjera burg

20 Maj 2022, 15:29| Përditesimi: 20 Maj 2022, 15:31

  • Share

Ish-kryeministri i Maqedonisë së Veriut Nikolla Gruevski u shpall fajtor për rastin TNT dhe u dënua me 9 vite të tjera heqje lirie.

Kështu në total ish-kryeministri mbi supe ka mbi 19 vite burg, por ai ndodhet aktualisht në një azil në Hungari.

Dënimi prej 9 vjetësh lidhet me shembjen e paligjshme të një objekti biznesi që ishte investim disa milionësh vetëm për shkak të kundërshtimeve politike.

Po ashtu edhe ish-ministri Mile Janakieski u shpall fajtor dhe u dënua me 3 vjet burg, dhe për të ky është dënimi i gjashtë me burg.

I dënuari tjetër në këtë rast është ish-kreu i Komunës së Gazi Babës, Toni Trajkovski si dhe e punësuara në komunë si inspektore e ndërtimit të cilët u dënuan më nga 4 vjet burg.

Të gjithë të dënuarit do të duhet t’i paguajnë së bashku dëmshpërblimin prej 11 milionë eurosh biznesmenit Fijat Canovski objekti i të cilit u shemb.

E.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • jatagani i ndryshkur ne millin e Krajes: 20/05/2022 15:47

    Keta shembuj te funksionimit te drejtesise ne Maqedonine e Veriut jane per Arben Krajen se si duhet te jete e te funksionoje drejtesia e pavarur dhe jo gjoja "e pavarur" nga njera ane dhe e anuar dukshem e gati per te rene ne toke nga ana tjeter!Kraja ne vend qe te beje goditje ne kupolen e politikes te lidhur me krimin e korrupsionin ngjall e ngre zerin kur i bejne me te drejte te cuditur koleget e tij ne KLP apo gazetaret,analistet apo politikane dhe mbrohet pas coraces se padepertueshme nga te tjeret te "Sekretit hetimor"!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?