Shqipëria dhe Bullgaria nuk kanë asnjë çështje të hapur mes dy vendeve dhe intensifikimi i marrëdhënieve ekonomike duhet të avancohet edhe më tej.
Krerët e parlamenteve të dy vendeve konfirmuan bashkëpunimin, pas takimit që kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla pati me homologun e saj bullgar Rossen Jeliazkov, i cili ndodhet për vizitë zyrtare në Tiranë.
“Vlerësuam se janë të gjitha mundësitë që të zgjerojmë bashkëpunimin dypalësh në fusha me interes reciprok, si infrastruktura, energjia, bujqësia, teknologjia e informacionit, arsimi, kultura, turizmi, siguria etj.’- tha Nikolla.
“Mes dy vendeve tona nuk ka çështje të hapura. Folëm edhe për mundësitë për nxitjen e investimeve, për mundësitë që do të na japë “korridori 8”, për intensifikimin e marrëdhënieve. Jemi të kënaqur se “korridori 8″ është pjesë e sistemit evropian.’- tha Rossen Jeliazkov, kryetar i Parlamentit të Bullgarisë.
Në konferencën për shtyp, kryeparlamentari bullgar foli edhe për një linjë të rregullt ajrore mes Tiranës dhe Sofjes, ndërsa pakicat kombëtare i cilësuan si një aset të çmuar për të forcuar marrëdhëniet mes dy vendeve.
“Folëm edhe për këtë, në kuadër të një viti do të kemi një linjë të rregullt ajrore, diçka mbi të cilën ne punojmë fort. Kjo do të japë një potencial tjetër për zhvillimin e turizmit. Morëm konfirmim për garantimin e të drejtave të minoritetit bullgar në Shqipëri.”- u shpreh Rossen Jeliazkov, kryetar i Parlamentit të Bullgarisë.
“Vendet tona i konsiderojnë pakicat kombëtare si urë për miqësinë e gjatë dhe të qëndrueshme si edhe një aset për vlerat dhe shoqëritë tona.”- tha Nikolla.
Kryetari i parlamentit Bullgar dhe delegacioni që e shoqëron u pritën edhe nga Presidenti e vendit, Bajram Begaj.
Presidenti Bajram Begaj, priti sot në një takim Kryetarin e Asamblesë Kombëtare të Republikës së Bullgarisë, Rosen Zhelyazkov.
Marrëdhëniet politike mes dy vendeve, procesi i integrimit evropian të Ballkanit Perëndimor, intensifikimi i raporteve ekonomike, rritja e shkëmbimeve tregtare, si dhe ngritja e infrastrukturës në ndihmë të këtij procesi, ishin në fokus të këtij takimi.
Presidenti Begaj falënderoi Bullgarinë për mbështetjen e Shqipërisë për integrimin në BE, për nismat e përbashkëta multilaterale, për kontributin me trupa ushtarake në KFOR, si dhe theksoi rëndësinë e rritjes së marrëdhënieve ekonomike në nivelin e atyre politike.
Presidenti Begaj dhe kryeparlamentari Zhelyazkov e trajtuan çështjen e fundit duke u ndalur në mundësitë zhvillimore që do të sjellë në këtë pikë infrastruktura tokësore dhe ajrore. “Përshpejtimi i ndërtimit të korridorit të tetë, si edhe nisja e fluturimeve në fund të këtij viti të linjës direkte ajrore Tiranë-Sofje, do të risin, pa dyshim, shkëmbimet tregtare dhe turizmin në të dyja vendet”, - vlerësoi Presidenti i Republikës, Bajram Begaj.
“Ne, - u shpreh Presidenti Begaj, - e konsiderojmë të një rëndësie strategjike Korridorin 8 dhe po punojmë shumë fort që të përmbyllet sa më shpejt. Rruga është zhvillim, dhe ky korridor do të sjellë zhvillimin për të gjithë rajonin tonë”.
Presidenti Begaj theksoi se situata aktuale në rajon kërkon mirëkuptim, bashkëpunim dhe tejkalim të politikave të së shkuarës mes vendeve të Ballkanit Perëndimor për integrimin e plotë Eruro-Atlantik të tij.
Presidenti solli në vëmendje se “shqiptarët janë një popull që kanë luftuar për të mbrojtur të drejtat e tyre dhe e dinë që çmimi i lirisë është i pamatë, ndaj shqiptarët në rajon kanë qenë dhe janë paqedashës dhe faktor stabiliteti.”
Në lidhje me respektimin e të drejtave të minoriteteve përkatëse, Kreu i Shtetit siguroi se të drejtat e minoritetit bullgar në Shqipëri janë të garantuara dhe se në censusin e kryer është siguruar vullneti i lirë i vetëdeklarimit nëpërmjet një procesi të drejtë e transparent.
Nuk ka /ceshtje te hapura/ se na ndan nje Maqedoni ne mes,por sipas profesorit tone z.Milo,po te shkosh ne Bullgari ka akoma rruge me emrin e St.Stefanit ne kujtim te traktatit te famshem qe ishte me gjenerozi per Bullgarine,per sa i perket shtrirjes territoriale.
PërgjigjuNuk keni ceshtje te hapura me shtetin shqiptar o bullgar, por ne 2017 kur kishje kryesimin e radhes e radhes se BE-se asimilove popullsine shqiptare ne golloborde, sigurisht me ndihmen e shoqates “golloborda” qe ne mos gaboj burri i zonje Nikolla eshte kryetar dhe ka kontribuar qe ju te realizonit qellimet tuaja. Ti gezoni gollot, por trevat ku kane banuar e banojne shqiptaret e asimiluar nga ju, jane shqiptare, se keta gjakprishur kane marre edhe toke ne pronesi me ligjin 7501 ne vitin 1991, jane toka shqiptare e jo bullgare.
Përgjigju