Nikolla pret ambasadoren e Japonisë, në fokus të takimit intensifikimi i bashkëpunimit

7 Shkurt, 12:09| Përditesimi: 7 Shkurt, 12:10

  • Share

Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, u takua sot me Ambasadoren e re të Japonisë, Kato Kikuko. Gjatë takimit u diskutua mbi intensifikimin e bashkëpunimit dypalësh dhe parlamentar.

Marrëdhëniet diplomatike mes Shqipërisë dhe Japonisë kanë mbi 100 vjet histori.

“Bashkëpunimi dypalësh është sot i shkëlqyer në të gjitha fushat dhe ndihma financiare e Japonisë për zhvillimin e Shqipërisë, nëpërmjet projekteve në shumë sektorë dhe mbështetjen e zhvillimit lokal është tepër e vlerësuar. Mes Kuvendit të Shqipërisë dhe Parlamentit të Japonisë bashkëpunimi po rritet, nëpërmjet shkëmbimeve mes grupeve të miqësisë dhe deputetëve. Shqipëria vlerëson nismën e Japonisë për Ballkanin Perëndimor, si një kontribut për zhvillimin, bashkëpunimin dhe integrimin rajonal.”-theksoi Kryetarja Nikolla. 

Ambasadorja, Kato Kikuko, nënvizoi se do të kontribuojë në avancimin e bashkëpunimit të shkëlqyer dypalësh mes Shqipërisë dhe Japonisë dhe mes Kuvendit dhe Dhomës së Përfaqësuesve.

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?