Politikë

Priti Ambasadorin e Zvicrës, Nikolla: Fuqizim i bashkëpunimit parlamentar dhe mbështetje për reformat

27 Shtator 2021, 16:43| Përditesimi: 27 Shtator 2021, 16:54

  • Share

Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, priti sot Ambasadorin e Zvicrës, Adrian Maitre.

Ambasadori Maitre e uroi Nikolla për zgjedhjen në detyrën e lartë dhe shprehu bindjen dhe vullentin për zgjerimin e bashkëpunimit midis parlamenteve të të dy vendeve.

Ndërsa kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, vlerësoi bashkëpunimin politik shumë të mirë e dinamik  midis të dy vendeve.

Zvicra është një donator i rëndësishëm për Shqipërinë, donatori i parë në sektorin e shëndetësisë, ka ndihmuar në përmirësimin e sistemit dhe kujdesit shëndetësor si edhe me mjaft programe e projekte të tjera në fusha të ndryshme. Nikolla shprehu mirënjohjen për asistencën e menjëhershme zvicerane për për kalimin e pasojave të tërmetit të 26 nëntorit 2019 dhe të pandemisë COVID-19.

“Bashkëpunimi shumë i  mirë midis parlamenteve të dy vendeve mund të zgjerohet me shkëmbimin e vizitave midis komisioneve e parlamentarëve të dy vendeve.

Gjithashtu, ne vlerësojmë mbështetjen e Zvicrës për fuqizimin dhe modernizimin e shërbimeve parlamentare, rritjen e produktivitetit dhe eficencës së veprimtarisë parlamentare, si edhe mbështetjen për qeverisjen vendore, edukimin qytetar dhe mbështetjen për reformat, në shërbim të qytetarëve. Ky bashkëpunim do të vazhdojë.”, nënvizoi ajo.

J.GJ.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?