Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, priti Presidentin e NDI, Institutit Kombëtar Demokrat Amerikan, Ambasadorin Derek Mitchell dhe Drejtorin Rajonal për Europën Lindore dhe Juglindore, Robert Benjamin.
Gjatë takimit u bisedua mbi disa aspekte të konsolidimit të institucioneve demokratike, rritjen e pjesëmarrjes qytetare, sidomos të rinisë në demokraci, fuqizimin rolit të grave në politikë e vendimmarrje etj.
Kryetarja Nikolla falenderoi drejtuesit e lartë të NDI për kontributin e Institutit për konsolidimin e institucioneve demokratike në Shqipëri.
“NDI është një partner strategjik i Kuvendit, në përpjekjet tona të përbashkëta për të ngritur e forcuar kapacitetet ligjvënëse, përfaqësuese e mbikëqyrëse, për zhvillimin e demokracisë dhe konsolidimin e institucioneve. Opozita në Kuvend, dialogu politik e parlamentar konstruktiv, parlamenti i hapur e transparent dhe pjesëmarrja qytetare janë thelbësore për demokracinë.”, vuri në dukje Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla.
Presidenti Derek Mitchell dhe Drejtori Rajonal Robert Benjamin e falenderuan Lindita Nikolla për përpjekjet për ndërtimin e klimës pozitive e dialogut konstruktiv ne Kuvend dhe garantuan mbështetjen e NDI për nxitjen e dialogut politik e parlamentar, demokratizimin e partive politike, fuqizimin e institucioneve demokratike dhe modernizimin e shërbimeve parlamentare.
Ndërro urgjent arredimin e pikturat në sfond!!..sh shëmtuar e pa shije hiç fare..Vendos 1 flamur të Shqipërisë e një Arbëror të Gj Kastriotit
Përgjigju