Kryeparlamentarja Lindita Nikolla ka hapur seancën plenare me një fjalim mbi punët që ka kryer Kuvendi gjatë sesionit të kaluar si dhe detyrat që do të përmbushen në ketë sesion të ri parlamentar. Sipas Nikollës Reforma Zgjedhore do të jetë prioritet i këtij sesioni.
'Në sesionin e kaluar miratuam 36 ligje dhe zhvilluam 5 interpelanca. Gjatë këtij sesioni instituti parlamentar prodhoi she shpërndarë 39 produkte kërkimore. Gjatë këtij sesioni rritëm transparencës e veprimtarive parlamentare. Me fillimin e funksionit të faqes së re është ndarë edhe ideja përfshihu. Finalizuam standardet e transparencë sme qëllim perfeksionimin e raportimit parlamentar, u përmbyll cikli aktiviteteve me gazetar. Reforma zgjedhore do të jetë prioritet i këtij sesioni. Kuvendi do të vazhdoje të mbështesë avancimin Reformës në Drejtësi. Tërheq vëmendjen e komisioneve parlamentare për të vijuar me shpejtësi shqyrtimin e 43 nismave ligjore që nuk janë bërë ende pjesë e kalendarit të Kuvendit.’- u shpreh Nikolla.
Lajmi kryesor:
Nis sesioni i ri parlamentar! Berisha bllokon sërish 'Foltoren' dhe futet 'Live' në Facebook, iu drejtohet ministrave: A ju ka ardhur Rozeta nëpër shtëpia, të kujt janë 400-mijë eurot?
M.Q.//ReportTv.al