Willy nipi i Hitler dhe Adolf Hitler

Nipi amerikan i Hitlerit

7 Mars, 17:05| Përditesimi: 7 Mars, 17:09

  • Share

Në 6 mars 1944, gjermano-amerikani Willy Hitler u bë pjesë e Flotës Amerikane në luftë kundër xhaxhait të tij.

Kërkesa e tij për t’u mobilizuar ishte refuzuar disa herë.

Mirëpo, Willy nuk u dorëzua dhe i shkroi një letër Presidentit të Shteteve të Bashkuara Franklin D Roosevelt. Ndërhyrja nga Shtëpia e Bardhë, e shoqëruar me një dokument besueshmërie nga FBI i hapën rrugën pjesëmarrjes në luftë të nipit të Hitlerit.

Pas luftës, ai ndryshoi mbiemrin dhe vijoi jetën normale deri sa vdiq në New York, në vitin 1987.

Fakte të tjera interesante

Babai i tij, Alois Hitler Jr ishte vëllai i Hitlerit nga babai por me nënë tjetër.

Aloisi u martua me një irlandeze dhe nga kjo martesë lindi Willy Hitler, në Liverpul në 1911. Emigroi në SHBA në 1939.

Aloisi u martua edhe me një grua tjetër dhe pati një djalë të dytë, Hertz Hitler. Ndryshe nga amerikani Willy, ky nipi tjetër u bë nazist i betuar dhe vdiq i kapur rob në Bashkimin Sovietik.

Zhdukja e genit

Willy Hitler e ndërroi emrin pas luftës që të mos kishte probleme. Ai u martua dhe pati katër djem. Asnjë prej tyre nuk bëri fëmijë.

Qarkullon një hipotezë se katër vëllezërit mund të kenë bërë një pakt me njëri-tjetrin që të mos bënin fëmijë duke dyshuar se kombinimi gjenetik që kishte prodhuar një njeri si Hitleri mund të përsëritej. Duke mos bërë fëmijë ata shuan të vetmen degë gjenetike të familjes së diktatorit nazist./Marrë nga facebook

B.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?