Bota

Nipi i ish-Kancelarit të Gjermanisë Helmut Kohl thirrje deputetëve të BE-së për të njohur Kosovën: Të anëtarësohet në KiE (VIDEO)

27 Qershor, 17:18| Përditesimi: 27 Qershor, 19:49

  • Share

Ambasadori i Kosovës në Gjermani, Faruk Ajeti përmes një postimi në ‘Facebook’ ka ndarë një mesazh të deputetit gjerman Johannes Volkmann, teksa mban një fjalim në parlamentin gjerman ku përmend Kosovën.

Ajeti ka shkruar se Volkmann, i cili është nipi i ish-kancelarit gjerman Helmut Kohl, një nga mbështetësit e mëdhenj të Kosovës, ka kërkuar që Kosova të pranohet nga të gjitha shtetet e Bashkimit Evropian. Po ashtu, deputeti gjerman ka bërë thirrje edhe për anëtarësimin e Kosovës në KiE.

‘‘Faleminderit Johannes! Ndërsa fjalimi i fundit i Helmut Kohl në Bundestag ishte më 1 korrik 1999, nipi i tij, Johannes, debutoi dje me fjalimin e tij të parë në Bundestag – dhe atë me një mbështetje të fuqishme për Kosovën, me rastin e votimit për zgjatjen e misionit të Bundeswehr-it në Kosovë. Një fjalim i jashtëzakonshëm, që bën thirrje për njohjen e Kosovës nga të gjitha shtetet e BE-së, anëtarësimin e saj në Këshillin e Evropës, si dhe respektimin e vendimit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë’’, ka shkruar Ajeti.

H.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Rreziku për aksidente, a duhet ndaluar përdorimi i monopatinave?