Haziz Lika

Kronikë

Nipi i të plagosurit në Divjakë: RENEA na zgjoi nga gjumi, s’dimë arsyet e kontrollit (VIDEO)

14 Shtator 2018, 12:44| Përditesimi: 14 Shtator 2018, 12:50

  • Share

Një prej banesave të kontrolluara në fshatin Remas të Divjakës është edhe ajo e Haziz Likës, nipit të Haxhi Likës i moshuari që u plagos gjatë një aksionit të RENEA-s.

Duke folur për Report Tv, Haziz Lika thotë se ishin në gjumë kur forcat e plicisë i kanë bastisur shtëpinë pa asnjë lajmërim. Ai thotë se janë larguar pasi kanë kontrolluar e kthyer gjithçka përmbys.

“Rreth orës 4 erdhi policia dhe forcat RENEA, ishim në gjumë. Ata bënë kontroll, qëlluan me armë dhe kontrolluan banesën. Nuk dhanë asnjë arsye. Janë ndaluar dy djemtë e xhaxhait. Xhaxhai është në gjendje të rëndë në spital”

Haziz Lika


Lajmi kryesor:

RENEA aksion në Divjakë për të kapur rivalët e Aldo Bares, plagoset një i moshuar (VIDEO)


/b.ha./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Berisha kundër uljes së çmimit të energjisë elektrike, si iu duket?