Një konflikt për pronën është bërë arsyeja për një sherr masiv mes familjeve të dy vëllezërve në Krujë. Më saktësisht shkak është bërë një gardh që ndan dy familjet. Si rrjedhojë e konfliktit përveç dy vëllezërve janë përfshirë edhe djemtë e tyre.
Shaqir Vathi, i biri i Nuri Vathit, pas konfliktit fizik ka shkuar më tej, duke i vënë zjarrin një baze ushqimore për blegtorinë, në pronësi të xhaxhait të tij Saba Bathi. Gjithsesi sherri është shuar falë ndërhyrjes së policisë, e cila për ngjarjen ka arrestuar Shaqir Vathin, djalin e Nuri Vathit dhe Donald Vathin, djalin e Saba Bathit.
Ndërkohë dy vëllezërit Shaqir dhe Saba Vathi janë proceduar penalisht nga policia. Materialet e policisë për ngjarjen i janë referuar prokurorisë, ndërsa akuzat e ngritura janë "Dhuna në familje" dhe "Shkatërrim i pronës me zjarr".
Ça behet keshtu, eshte bere gjaku uje ne kete vend.
PërgjigjuNuk behen maloket
PërgjigjuGjysmënjerëzit Homo Erèctus!
Përgjigju