Jo vetëm Aldi Rama, por edhe xhaxhai i tij, Baki Rama lëvizte i lirë ditën kur i nipi vrau nënkomisarin Saimir Hoxha, duke thyer masën e sigurisë 'arrest shtëpie'. Baki Rama është lënë sot në burg nga Gjykata, pasi theu 'arrestin e shtëpisë' masë që i ishte caktuat për tregti të lëndëve piroteknike.
Gjatë kontrollit në shtëpinë e tij nga policia, ditën kur Aldi Rama qëlloi për vdekje nënkomiarin Saimir Hoxha, Baki Rama nuk gjendej aty. Ai u arrestua në fund të muajit dhjetor të vitit 2020, por më pas gjykata ndryshoi masën e sigurisë ndaj tij.
Aldi Rama ekzekutoi mëngjesin e 28 shtatorit në Ishull Lezhë nënkomisarin Saimir Hoxha, vetëm se ky i fundit i kërkoi dokumentin e identifikimit. Pas 6 orë kërkimesh nga policia, 21 vjeçari u gjet i vetëplagosur në një argjinaturë në Vain të Lezhës, ndërsa humbi jetën disa orë më vonë te spitali i Traumës në Tiranë.
Aldi Rama, i rritur nga gjyshërit, pasi prindërit i kishte të divorcuar, ishte me precedent të mëparshëm penal. Në moshën 18-vjeçare kishte përfunduar në burg, pasi ishte akuzuar për vjedhje dhe posedim kanabisi, ndërkohë që ishte kallëzuar edhe nga e dashura e tij për dhunë fizike. Edhe në vitin 2020 ai është ndaluar sërish për mbajtje pa leje e armëve të ftohta.