Donald Trump dhe Vladimir Putin

Bota

Dy orë telefonata Trump-Putin/ Presidenti i SHBA: Negociatat do fillojnë menjëherë, Vatikani gati të ndërmjetësojë! Kreu Kremlinit: Vetëm nëse arrihet marrëveshje e përshtatshme

19 Maj, 16:58| Përditesimi: 19 Maj, 22:48

  • Share

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump ka biseduar sot për dy orë në telefon me homologun e tij rus, Vladimir Putin, në lidhje me paqen në Ukrainë.

Mediat bëjnë të ditur se Uashingtoni kërkon përfundimin e konfliktit të konsideruar më vdekjeprurës të Evropës që nga Lufta e Dytë Botërore. Palët kanë biseduar për arritjen e një marrëveshjeje dypalëshe Ukrainë-Ruisi për mbarimin e luftës.

Raportohet se Trump ka kërkuar që kjo të finalizohet sa më shpejt nëpërmjet një memorandumi. Nga ana tjetër e telefonit, shefi i Kremlinit ka pranuar uljen për përgatitjen e një memorandumi paqeje mes dy shteteve, por 'vetëm nëse arrihet një marrëveshje e përshtatshme'.

"Duhet të eliminohen të gjitha shkaqet kryesore të krizës mes dy vendeve, Rusisë dhe Ukrainës. Jam i gatshëm të punoj me Kievin për një memorandum dypalësh", mësohet të jetë shprehur Putin.

Presidenti Putin dërgoi mijëra trupa në Ukrainë në shkurt të vitit 2022, duke shkaktuar konfrontimin më të rëndë midis Rusisë dhe Perëndimit që nga Kriza Kubane e Raketave të vitit 1962.

Trump zbuloi në Truth se, pas bisedës me Putinin, kontaktoi edhe Presidentin ukrainas Volodymyr Zelenskyy, si dhe liderë evropianë, përfshirë Presidenten e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen, Presidentin francez Emmanuel Macron, Kryeministren italiane Giorgia Meloni, Kancelarin gjerman Friedrich Merz dhe Presidentin finlandez Alexander Stubb, për t’i informuar mbi nisjen e menjëhershme të procesit negociator.

Në këtë zhvillim të papritur diplomatik, ish-presidenti amerikan theksoi gjithashtu interesin e Vatikanit për të pritur negociatat

(lajmi në përditësim...) 

Ora 22:45
Zhvilloi bisedë telefonike me Trump, reagon Putin për mediat: Zhvilluam diskutime të sinqerta

1747687704_wsgergegheh.JPG

Pavarësisht ftesës, as Putin dhe as Trump nuk morën pjesë në bisedimet për Ukrainën në Stamboll.

Por gjatë një telefonate pasditen e së sotme, presidenti i SHBA-së Donald Trump dhe kreu i Kremlinit Vladimir Putin biseduan për situatën në Ukrainë. Putin e cilësoi telefonatën e tretë me Trump si "me përmbajtje", "e dobishme" dhe "shumë e sinqertë". Biseda zgjati më shumë se dy orë, tha ai në prani të përfaqësuesve të mediave shtetërore ruse, raportohet në Reuters. 

Sipas këtyre deklaratave, Putin i bëri thirrje Ukrainës të gjejë kompromise, "të cilat u përshtaten të gjitha palëve".

Sipas tij, qeveria e tij është e gatshme, të punojë me Ukrainën për një memorandum për bisedimet e ardhshme të paqes.

Ora 19:54
Trump reagon pas bisedës me Putinin: Rusia dhe Ukraina nisin menjëherë negociatat për paqe! Vatikani i gatshëm të ndërmjetësojë

1746560934_donaldtrump.jpg

Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se ka zhvilluar një telefonatë dy-orëshe me Presidentin rus Vladimir Putin, të cilën e cilësoi si “shumë të suksesshme”. Sipas Trump, Rusia dhe Ukraina do të nisin menjëherë negociatat për një armëpushim dhe për t’i dhënë fund luftës.

Ai theksoi se kushtet për marrëveshjen do të negociohen vetëm mes dy vendeve, pasi ato janë të vetmet që i dinë detajet e nevojshme për një zgjidhje të qëndrueshme.

Trump zbuloi se, pas bisedës me Putinin, kontaktoi edhe Presidentin ukrainas Volodymyr Zelenskyy, si dhe liderë evropianë, përfshirë Presidenten e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen, Presidentin francez Emmanuel Macron, Kryeministren italiane Giorgia Meloni, Kancelarin gjerman Friedrich Merz dhe Presidentin finlandez Alexander Stubb, për t’i informuar mbi nisjen e menjëhershme të procesit negociator.

Në këtë zhvillim të papritur diplomatik, ish-presidenti amerikan theksoi gjithashtu interesin e Vatikanit për të pritur negociatat, ndërsa shprehu optimizëm për të ardhmen ekonomike të Rusisë dhe Ukrainës pas përfundimit të luftës.

“Le të fillojë procesi!”, përfundoi Trump postimin e tij në Truth Social.

"Sapo përfundova një telefonatë dy orëshe me Presidentin Vladimir Putin të Rusisë. Besoj se shkoi shumë mirë. Rusia dhe Ukraina do të nisin menjëherë negociatat drejt një Armëpushimi dhe, më e rëndësishmja, drejt një PËRFUNDIMI të Luftës. Kushtet për këtë do të negociohen mes dy palëve, siç duhet të jetë, sepse ato e njohin në detaje procesin e negociatave më mirë se kushdo tjetër. Toni dhe shpirtërimi i bisedës ishin të shkëlqyer. Po të mos ishte kështu, do ta thosha tani, e jo më vonë. Rusia dëshiron të zhvillojë një TREGTI në shkallë të gjerë me Shtetet e Bashkuara sapo të përfundojë kjo 'kasaphanë' katastrofike, dhe unë jam dakord. Ka një mundësi të jashtëzakonshme që Rusia të krijojë vende pune dhe pasuri në përmasa të mëdha. Potenciali i saj është i PAKUFIZUAR. Po ashtu, Ukraina mund të përfitojë shumë nga tregtia, gjatë procesit të rindërtimit të vendit të saj. Negociatat midis Rusisë dhe Ukrainës do të fillojnë menjëherë. Kjo është bërë e ditur nga ana ime Presidentit Volodymyr Zelenskyy të Ukrainës, Ursula von der Leyen-it, Presidente e Komisionit Evropian, Presidentit Emmanuel Macron të Francës, Kryeministres Giorgia Meloni të Italisë, Kancelarit Friedrich Merz të Gjermanisë dhe Presidentit Alexander Stubb të Finlandës, gjatë një telefonate me ta, menjëherë pas bisedës me Presidentin Putin. Vatikani, i përfaqësuar nga Papa, ka shprehur interes të madh për të qenë mikpritës i këtyre negociatave. Le të nisë procesi!"-thotë Trump në Truth

H.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Berisha kalon për gjykim për dosjen 'Partizani', besoni se do të ketë drejtësi?