Censusi i popullsisë dhe banesave ka nisur edhe në Qarkun e Lezhës. Prej orëve të para të mëngjesit të kësaj të hënë 221 anketues, kanë zbarkuar në terren në të tre bashkitë e këtij qarku, për të regjistruar popullsinë rezidente, dhe për të grumbulluar përmes vetëdeklarimit, të dhëna që lidhen me numrin e banoreve, etninë, gjuhen, fenë, ekonominë të ardhurat dhe standardin e jetesës. Drejtuesja e INSTAT për Lezhën Mimoza Dushku tha se ky proces mjaft i rëndësishëm kërkon angazhim maksimal, ndërsa deri tani nuk janë regjistruar problematika.
Procesi i anketimit për censusin do të zgjasë deri me 30 tetor dhe grupet e anketuesve të shpërndarë në terren do të paraqitësin deri në tri herë në ditë në banesa, duke lënë njoftimin për regjistrimin.
Lajmi kryesor:
Nis Censi i Popullsisë dhe Banesave 2023! Realizohen 800 pyetësorët e parë! Gjobë 50 deri në 100 mijë lekë të rinj kush nuk përgjigjet ose gënjen! Rezultatet në qershor 2024
G.MO/ReportTv.al