Politikë

Shqipëria ‘Vendi i Nderit’, spektakël kuqezi në Panairin e Turizmit në Berlin! Rama: S’jemi më perlë e fshehur, por fuqi turistike! Ksamili si Bora Bora

3 Mars, 18:13| Përditesimi: 3 Mars, 21:25

  • Share

Berlin- Këtë pasdite u zhvillua ceremonia e hapjes ITB Berlin 2025, ku Shqipëria turistike po i flet sot (3 mars) botës nga Gjermania, në Panairin e Turizmit.

Vendi ynë është nderuar edhe me çeljen e këtij panairi që është më i madhi në botë. Gjatë ceremonisë për publikun e pranishëm u shfaq një dokumentar që tregoi shumë nga bukuritë e Shqipërisë. Ndër të tjera kishte dhe valle dhe këngë popullore të vendit tonë, ku nuk munguan dhe tingujt e klarinetës dhe vallja e Osman Takes.

Gjithashtu gjatë ceremonisë, mbajti fjalën e tij dhe kryeministri Edi Rama që nuk nguroi të krahasonte Shqipërinë e sotme me vendin e mbyllur dhe të izoluar nga bota dhe turistët gjatë komunizmit. Ai tha ndër të tjera se "Shqipëria nuk është më një perlë e fshehur, por një fuqi turistike".

"Unë bie dakord me Bild, nuk jemi më një perlë e fshehur. Po shndërrohemi në një fuqi turistike dalëngadalë së paku kur matemi për të ardhurat për frymë. Rritja ka shënuar 80% vetëm gjatë 5 viteve të fundit, çka vërteton se Shqipëria është një yll në ngjitje që po mbërthen vëmendjen e botës", tha kreu i qeverisë.

Rama u ndal te zakoni shqiptar i vendosur që prej mesjestës se: Shtëpia e shqiptarit është e Zotit dhe mikut. Rama i bëri ftesë gjermanëve, nëse duan ta ndjejnë veten si Perëndi, duhet të vijnë në Shqipëri pasi trajtimi është i tillë. 

'Kush troket në dyert e shqiptarit e bën me vullnetin e Zotit. Duke hapur dyert trajtojmë një mik si Perëndi. Nëse doni të ndiheni si Perëndi ejani në Shqipëri. E nëse doni Perëndi një shofer taksie shkoni në Greqi.'

Kreu i qeverisë bëri krahasime të Shqipërisë së para viteve 1990 dhe asaj në ditët e sotme, duke e krahasuar me Korenë e Veriut dhe vend pa turistë, që kalonte sa nga aleancat me Bashkimin Sovjetik, tek ajo me Kinën.

Madje ai theksoi se për turistët që vinin në atë kohë në Shqipëri, kishte një berber që u priste flokët dhe u hiqte mjekrat. "Edhe vetë Karl Marksi po të vinte në Shqipërinë marksiste, nuk mund ta vizitonte me mjekër", tha Rama mes të tjerash.

'Siç e përmenda sot ishte dhe një berber han në aeroport në atë kohë. U bëmë Koreja e Veriut e Evropës në periudhën më të keqe të historisë kineze. Mësuam shumë se si të luanim, një ishte jo flokë të gjata dhe mjekër. Ky berber kishte mision t'u priste flokët dhe mjekrën që vinin me grupet marksiste-leniniste. Karl Marksi nuk mund ta vizitonte Shqipërinë me mjekër', nënvizoi ai.

Përpara se Rama të merrte fjalën, Julia Simpson, Presidente (CEO) e Këshillit Botëror të Turizmit dhe Udhëtimit, mbajti fjalën e saj në ceremoninë e hapjes në Berlin, ku tha fjalët më të mira për Shqipërinë, duke lexuar edhe shifrat e turizmit dhe udhëtimit, sikurse edhe prioritetet e zhvillimit të tij në të ardhmen.

“Shqipëria po përjeton një zgjim të madh në turizëm dhe po bëhet destinacion i madh”, tha ajo. Gjithashtu ajo iu referuar një prej shprehjeve të shkrimtarit të ndjerë shqiptar, njeriut të letrave, ismail Kadare, për “arratisje drejt një realiteti hyjnor”.

Gjithashtu, në ceremoninë e hapjes së panairit të turizmit në Berlin mbajti fjalën e tij një nga përfaqësuesit i ITB Berilin që organizon këtë panair, Mario Tobias, CEO i Messe Berlin. Ai shprehu se ndjehet krenar për këtë partneritet me Shqipërinë. 

'Jam krenar për partneritetin afatgjatë me vendin tuaj. Programi sot premton jo më pak se sa spektakolar. Shtoj një fjalë për ju Edi Rama dhe Kumbaro. Kur ju vizitova vitin e kaluar ishit mikpritës mrekullues. Na mësuat dhe shqip pritjen. Shqipëria dhe mikpritja. Na bërë të ndjehemi të mikpritur. Këto 3 ditë do përjetoni Shqipërinë me të gjitha shqisat siç bëmë vitin e kaluar', tha Mario Tobias.'

Panairi do ketë 5800 ekzpozues nga qindra vende të botës.

“Shqipëria turistike i flet sot botës nga Berlini, me krenarinë e vendit të nderit në panairin më të madh global të turizmit”, shkruante kryeministri në profilin e tij, në rrjetin social Facebook, në momentin e nisjes së ceremonisë.

Ora 20:41
Panairi i turizmit në Berlin/ Rama fton gjermanët të vizitojnë Shqipërinë: Ejani vizitoni Ksamilin, nuk jemi më një perlë e fshehur

Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në ceremoninë e hapjes së panairit të turizmit në Berlin ftoi gjermanët të vizitojnë Shqipërinë duke treguar edhe disa nga bukuritë natyrore që ka vendi ynë. Rama mori shembullin e plazheve të Ksamilit që ngjajnë me Bora-Boran apo peisazhet e Thethit dhe Valbonës.

'Gjermanët po kështu pushojnë më shumë sesa të tjerët dhe i  duam sepse pinë shumë pije, dhe po kështu hanë shumë kur na vizitojnë dhe edhe një gjë tjetër, edhe nëse ka më shumë për të ngrënë në Gjermani, shijet e Shqipërisë janë shumë më të mira dhe po e them në mënyrë mjaft modeste. 
Le ta nisim për shembull me kafen. Krahasoni atë lëngun e erret që e quani kafe me ekspresin më të mirë jashtë Romës dhe më besoni që ky është krahasim më pak i dhimbshëm që mund të bëj për të mos fyer mikpritësit tanë.

Por seriozisht tani, pse duhet gjermanët ta vizitojnë Shqipërinë? Nëse nuk doni që t’i besoni fjalës time për këtë atëherë besojini Der Spiegel që është gati të tregohet e padrejtë me mua, por e quan Shqipërinë si një destinacion që duhet vizituar qoftë për plazhet e Ksamilit të ngjashme me Bora Bora apo rrënojat e Butrintit apo ngjitjet e marshimet në peizazhet e Thethit a Valbonës.

Apo le të marrim një tjetër burim të madh gjerman të lajmeve, që edhe një herë nuk ka qenë gjithmonë i prirur të shkruajë gjëra të mira për ne, Bild de: “Shqipëria nuk është më një perlë e fshehur. Në 2025 do të shndërrohet në një destinacion  kryesor për ata që duan diellin dhe detin. E ndryshe nga rajoni i mbipopulluar mesdhetar në Shqipëri mund të gjeni plazhe të qeta dhe të shijoni natyrën të paprekur”.'

Ora 20:00
Berlin/ Ceremonia e panairit të turizmit, Shqipëria promovohet me pamjet mahnitëse të vendit dhe valle me veshje popullore! Nuk mungon klarineta

Shqipëria u promovua sot me një vend nderi në panairin më të madh të turizmit në botë, i cili çeli sot siparin në Berlin.

Përveç fjalimeve të mbajtura edhe nga kryeministri Rama, për publikun e pranishëm në ceremoninë e hapjes u shfaq edhe një dokumentar me pamje të bukura të Shqipërisë turistike, duke pasqyruar disa nga sitet më të vizituara dhe shenjuese të Shqipërisë.

Përtej kësaj nuk munguan vallet tradicionale me veshje popullore shqiptare. Gjermanët dhe të pranishmit në ceremoni u njohën edhe me vallen e Osman Takes dhe tingujt karakteristikë të klarinetës.

Ora 19:24
Rama: Për gjysmë shekulli nuk kalonim dot në Perëndim, s'kërkojmë ndere por vetëm lojë të ndershme! Do i tregojmë botës se jemi ndryshe nga stigma e krijuar për ne

Kryeministri Edi Rama falënderoi ITB-në e Berlinit për nderin në ceremoninë e hapjes së Panairit të Turizmit me Shqipërinë, duke theksuar edhe zhvillimin e madh turistik që ka pësuar vendi ynë, i kthyer tashmë në destinacion turistik.

Duke lexuar shifrat e 12 milionë vizitorëve dhe turistëve për vitin e kaluar, ai u shpreh se kjo është një mundësi e mirë që Shqipëria të tregojë se është krejt ndryshe nga stigma që është krijuar për të në botë.

Teksa kujtoi se shqiptarët për gjysmë shekulli qëndruan të izoluar, sepse nuk kalonin dot në Perëndim, ai theksoi se “nuk kërkojmë ndere, por vetëm lojë të ndershme”.

Dhe ndërsa kujtoi gjuhën shqipe si një ndër më të vjetrat në botë, edhe duke thënë “Faleminderit”, kryeministri e mbylli fjalën e tij me “Shqipëria nuk është kurrë e mërzitshme” dhe ftoi të gjithë turistët e huaj që ta vizitonin.

Fjala e Ramës për turizmin dhe të kaluarën e vendit:

Kemi një të ardhme edhe më të shndritshme ekonomike, rritje e qëndrueshme që do forcohet edhe nga destinacioni turistik, por edhe modeli ynë i ekologjisë turistike dhe eksperiencat. Gjatë viteve të fundit kemi pasur më shumë se dy herë të rritje të të ardhurave për frymë dhe prodhimit të brendshëm.

Vetëm në 28 mijë metra katrorë gjen dy dete, 9 lumenj, male, lugina dhe mund të udhëtosh e të vizitosh alpet, detit, rërën e nxehtë, netët e freskëta gjatë verës së nxehtë, Europën Lindore. Po jo vetëm kaq, në maj do mirëpresim të gjithë udhëheqësit botërorë, liderët, por edhe Giro D’Italia, si dhe evente të tjera e të tjera.

Të kemi një vend në ITB në Berlin askush nuk e mendonte në vendin tonë sa të ishte gjallë, jo vetëm që po ndodh, por është njohje frymëzuese, dua të falënderoj vërtetë së pari ITB që ka treguar kaq shumë hijeshi dhe na lejoi që të kishim diçka që kemi luftuar kaq shumë kohë, për t’i treguar botës se jemi krejt ndryshe, nga stigma e krijuar për ne në Gjermani dhe vende të tjera të botës.

Dhe në përfundim më lini të them se për gjysmë shekulli nuk patëm mundësi të kalonim në perëndim, por kjo është ajo që kërkojmë, nuk kërkojmë ndere, por vetëm lojë të ndershme.

Pjesë e kësaj është edhe gjuha jonë, që është e ardhur nga sanskrinishtja dhe degë e drejtpërdrejtë e gjuhës indeo-europiane. Për t’ju dhënë një ide po ju them “Faleminderit” në gjuhën shqipe. Po ju them edhe diçka në fund të fjalës time, “Shqipëria nuk është kurrë e mërzitshme”.

Ora 19:20
Çelja e panairit të turizmit në Berlin, Rama: Të vetmit gjermanë që vizituan Shqipërinë gjatë komunizmit ishte ekipi i futbollit me në krye Bekenbauer

Kryeministri Edi Rama mbajti fjalën e tij në hapjen e ITB Berilin 2025, panairi më i madh i turizmit, ku Shqipëria do të zërë një vend të rëndësishëm për t'u promovuar.

Rama ftoi gjermanët të vizitojnë masivisht Shqipërinë, teksa tha se të vetmit gjermanë perëndimorë që vizituan Shqipërinë gjatë viteve të komunizmit ishin ekipi i futbollit me në krye Franz Bekenbauer që erdhën dy herë në vendin tonë. 

'Këtë javë në Berlin, bota ftohet të zgjedhë mes Shqipërisë, Spanjës apo Portugalisë apo të tjerë që marrin pjesë në Kupën Botërore të turizmit. Është gara e vetme ku ekipi gjerman nuk nis si favorit. Kur u zhvillua ky panair në 1967, Shqipëria kishte 1000 turistë. Kryesisht nga Gjermania Lindore, markisistë leninistë që e konsideronin Republikën demokratike të degjeneruar. Të vetmit gjermanë në atë vit ishin të ekipit të futbollit drejtuar nga legjenda Bekenbauer. Dolën një barazim 0-0, ishte e vetmja njollë që gati i kushtoi gjermanisë praninë në Kampionatin Evropian. Të vetmit gjermanë perëndimore që vizituan shqipërinë ishin gjermanët e ekipit të futbollit.'

Ora 19:14
'Shtëpia e shqiptarit, e Zotit dhe mikut', Rama prezanton vendin në Panairin e Berlinit: Nëse doni të ndiheni si Perëndi, ejani në Shqipëri

Kryeministri Edi Rama mbajti fjalën e tij në çelje të panairit më të madh të turizmit në botë në Gjermani, ITB Berlin. Rama i thotë gjermanëve se shtëpia e shqiptarit i takon Zotit dhe mikut. Rama mori si shembull ruajtjen e hebrenjve nga nazistët në Shqipëri gjatë luftës së dytë botërore. 

'A e keni dëgjuar një ligj në vend që deklaron shtëpitë tona i përkasin Zotit dhe mikut. Një ligji është shkruar në Shqipërinë mesjetare është pjesë përbërëse e jetës së Shqipërisë. Është thelbi i asaj që quajmë shqip pritje. Në shqip do të thotë të bësh të pamundurën të nderosh emrin dhe shtëpinë me mikun. Kulmi i mikpritjes shqiptar u shquajt me mbrojtjen e miqve hebrenj duke u bërë i vetmi vend në Evropë me më shumë hebrenj pas luftës se para saj. Jemi një vend myslimanësh, krishterësh ortodoks, dhe katolikësh. Por qëndruam krah hebrenjve duke refuzuar të dorëzonin qoftë një frymë të vetme te nazistët. Kush troket në dyert e shqiptarit e bën me vullnetin e Zotit. Duke hapur dyert trajtojmë një mik si Perëndi. Nëse doni të ndiheni si Perëndi ejani në Shqipëri. E nëse doni Perëndi një shofer taksie shkoni në Greqi.'

Ora 18:58
Panairi i Turizmit në Berlin, performon edhe ‘Shkodra Elektronike’ me ‘Zjerm’

Performanca e 'Shkodra Elektronike' në Berlin

Në Panairin e Turizmit në Berlin të Gjermanisë po mbahet ceremonia e hapjes, ku e ftuara e nderit për ta çelur eventin më të madh botëror është Shqipëria.

Gjithashtu pas fjalës së disa të pranishmëve në podium, performoi edhe “Shkodra Eleketronike” me këngën e saj ‘Zjerm’, e cila do jetë pjesë edhe e festivalit Eurovizion.

Ora 18:42
Presidentja e Këshillit Botëror të Turizmit, Simpson: Shqipëria po përjeton një zgjim të madh dhe po bëhet destinacion madhor 

Julia Simpson, Presidente (CEO) e Këshillit Botëror të Turizmit dhe Udhëtimit, mbajti fjalën e saj në ceremoninë e hapjes në Berlin, ku tha fjalët më të mira për Shqipërinë, duke lexuar edhe shifrat e turizmit dhe udhëtimit, sikurse edhe prioritetet e zhvillimit të tij në të ardhmen.

“Shqipëria po përjeton një zgjim të madh në turizëm dhe po bëhet destinacion i madh”, tha ajo. Gjithashtu ajo iu referuar një prej shprehjeve të shkrimtarit të ndjerë shqiptar, njeriut të letrave, ismail Kadare, për “arratisje drejt një realiteti hyjnor”.

Fjala e Julia Simpson:

“Falenderoj mikpritësit e këtij viti, Shqiopërisë, është mrekulli që na bashkohet kryeministri Rama dhe ministrja Kumbaro.
Shqipëria po përjeton një zgjim të madh të turizmit dhe të bëhet destinacion madhor dhe jo vetëm, ekskluzivisht për pushimet verore të të huajve.
ITB vjen në një pikë kthese për Europën, bashkëpunimi mund të ndihet i tensionuar, por turizmi dhe udhëtimi është forcë dhe jam krenare që Berlini e mirëpret këtë event.
Ismail Kadare, shkrimtar shqiptar dhe një nga intelektualët tuaj më të mirë thoshte se ‘të jesh një mik për 4 apo 24 orë është arratisja më e madhe drejt një realiteti hyjnor”, edhe pse fatkeqësisht vdiq vitin e kaluar, fjalët e tij jetojnë.
Për të modeluar një ekonomi që është konkurruese, për të zhvilluar ekonominë dhe teknologji.
Kemi nisur një partneritet dhe bashkëpunim. Udhëtimi vazhdon të lulëzojë, në 2034 turizmi do vlejë mbi 100 milionë vende pune të reja, 11% e ekonomisë botërore, do jenë 450 milionë vende pune deri atëherë, do krijojë vende punë më shumë se popullsia aktuale e Gjermanisë.
Destinacione kryesore Londra, Parisi, Madridi dhe Lisbona. Europa po përjeton rritje, Amerika po përjeton rënie me 5%, Azia po përjeton rritje me 9% dhe paqësori është rajoni me rritje më të lartë të turizmit në botë aktualisht.
Shqipëria po e kupton siç duhet këtë. Dy vjet më parë Lumi Vjosa u shndërrua në park kombëtar të lumit të egër në Europë, si trashëgi kulturore, është gjetje e duhur për të rritur turizmin dhe ka përjetuar rritje prej atëherë.
Por edhe Inteligjenca Artificiale po rritet në mënyrë eksponenciale çdo ditë, teknologjia gjithashtu është prioritet.
Ajo çfarë po ndodh tani është e jashtëzakonshme, pasi tani mund të rezervosh pushime edhe nga aplikacionet në telefon, por edhe për çështje të tjera deri shëndetësore.
Teknologji që po e formësojnë raportin e ri dhe po ndryshon lojën, që do i shihni edhe këtu. Sektori i inovacionit e ka revolucionarizuar sektorin tonë. Deri më 2034 do të ndihmojnë akoma më shumë, duke transformuar turizmin dhe udhëtimin".

Ora 18:23
Gjermani/ Panairi i turizmit, flet përfaqësuesi i ITB Berlin: Në Shqipëri mësova mikpritjen! Këto 3 ditë do përjetoni Shqipërinë me të gjitha shqisat

 

Në ceremoninë e hapjes së panairit të turizmit në Berlin ku kryefjalë do jetë Shqipëria, mbajti fjalën e tij një nga përfaqësuesit i ITB Berilin që organizon këtë panair, Mario Tobias. Ai shprehu se ndjehet krenar për këtë partneritet me Shqipërinë. 

Gjithashtu ai faleneroi dhe kryeministrin Rama dhe ministren Kumbaro për mikpritjen shqiptare vitin e kaluar kur vizitoi vendin tonë. 

'Jam krenar për partneritetin afatgjatë me vendin tuaj. Programi sot premton jo më pak se sa spektakolar. Shtoj një fjalë për ju Edi Rama dhe Kumbaro. Kur ju vizitova vitin e kaluar ishit mikpritës mrekullues. Na mësuat dhe shqip pritjen. Shqipëria dhe mikpritja. Na bërë të ndjehemi të mikpritur. Këto 3 ditë do përjetoni Shqipërinë me të gjitha shqisat siç bëmë vitin e kaluar', tha Mario Tobias.

A.Q/SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Askushi: 03/03/2025 22:27

    Ka pas turista dhe ne komunizem por vinin ka vendet Lindore.

    Përgjigju
  • koli: 03/03/2025 21:17

    PSE GENJEN O RAMA EDHE NE KOMUNIZEM KANE ARDHUR TURISTE,,,,VININ DHE SHIKONIN EKPSPOZITEN SHQIPERIA SOT ATY AFER LANES ME AUTOBUZA VININ.....NGA VITET 1980-1985.....

    Përgjigju
  • Bravo: 03/03/2025 21:04

    Jemi si Bora Bora, po mireqenia është si Afganistan. Rrit mirëqenien e popullit pastaj bej propagandë, le qe pate 12 vjet kohë kshuqe hap rrugen rikthimit te PS e ik bashke me Rilindjen.

    Përgjigju
  • Adi: 03/03/2025 20:41

    Tashmë ju qethen flokët kur dalin jashtë vendit (nëse arrijnë të dalin gjallë)!

    Përgjigju
  • suls: 03/03/2025 20:13

    VALLE KANE TE GJITHE POPUJT,,O RAMA HAJDUTI,,TURISTET DUAN KUSHTE,,,,RRUGE TE GJERA TE PASTRA,,PA TRAFIK,,AUTOSTRADA,,AEROPORTE,,,UJE,, DRITA,,,24 ORE,,,HOTELE ME PARKINGE E PISHINA,,, PASTERTI NE PLAZHE,,,UJE JO TE NDOTUR ME URINE E FEKALE NE DET,,,,DUAN QE UJRAT E ZEZA TE MOS DERDHEN NE DET,,,,CMIME TE ARSYESHME,, DHE NATYRE TE PAPREKUR,,,JO SI NE QE NUK KEMI LENE PYLL PA PRERE........

    Përgjigju
  • Alex: 03/03/2025 18:55

    Shiko kur te na thote edhe neve qe jetojme ne De kethehuni se jane pagat me te mira ne Al

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A nxorën primaret e PD-së kandidatët më të mirë për 11 majin?