6 orë përballë prokurorëve në Hagë/ Thaçi del i buzëqeshur, por i heshtur! Do merret sërish në pyetje nesër

14 Korrik 2020, 13:51| Përditesimi: 14 Korrik 2020, 20:52

  • Share

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi doli pas gjashtë orësh të intervistimit të tij në Prokurorinë e Posaçme në Hagë, ku u mor në pyetje për akuzat e krimeve të luftës. Ndryshe nga një ditë më parë, Thaçi zgjodhi të mos bënte asnjë koment, teksa do të kthehet sërish ditën e nesërme për të vazhduar ditën e tretë të intervistimit. Marrja në pyetje do të vazhdojë edhe nesër në orën 13:00.

Më 24 qershor, Zyra e Prokurorit të Specializuar ka njoftuar se më 24 prill ka paraqitur një aktakuzë për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit kundër presidentit Thaçi, kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, dhe disa të tjerëve, emrat e të cilëve nuk janë bërë publikë.

Përpara se të hynte të hënën në objektin e Prokurorisë Speciale për intervistim, Thaçi deklaroi se është i bindur se nga kjo sfidë do të dalë i suksesshëm, ndërsa aktakuzën për krime lufte e cilësoi si “çmim për lirinë”. Thaçi më herët ka deklaruar se do të japë dorëheqje nga posti i presidentit, nëse aktakuza kundër tij konfirmohet.

Gjykatësi i procedurës paraprake ka maksimum gjashtë muaj kohë, nga muaji prill, për të konfirmuar ose hedhur poshtë aktakuzën.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Karadakliu: 15/07/2020 09:09

    Thyaci eshte personaliteti me emblematike qe nga Rambujeja e deri sot,Ai ka nenshkruar cdo vendim,marreveshje apo konkludim per e rreth Kosoves.Thaci-UCK me NATO-n,SHBA dhe BE, pas 87 v jet esh robirimi serbe,per 78 dite bombardimi shpetuan Kete hapesire shqiptare nga fanitja.Thaci ne Kosoven e pasluftes, eshte personaliteti qe beri shtetin,ndertoi shtetesin e Kosoves dhe struktura shtetrore,Thaci kaloi ne gjitha pozita qeveritare,si nga opozita ashtu edhe nga pozita,Thaci eshte eprsonaliteti me historike ne clirimin dhe dnertimin e shtetit te Kosoves.Vetem naivetm,intagjite dhe frigacakte e urrejne deri ne mosdurim,Madje dalin edhe sadist e te veteknaqur ne pritje se do i vije nje fatkeesi nga jylata Speciale,ky eshte mjerimi yne primitiv e nai kombetar e politik

    Përgjigju
  • USA: 15/07/2020 06:21

    Rrofte populli Shqiptar dhe luftetaret e UÇK.Por nga ana politike Haga ju ben te dhjisni ne breke o politikane.Sa kollaj e keni kur merreni me drejtesine Shqiptare.Perseri e them nuk me vjen mire per kete padrejtesi por si politikane te paprekshem qe jeni, merrsh denimin e merituar.Nga heronj u bete hajduta e kriminele.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?