Nis edicioni i 28-të i festivalit ‘Netët korçare të poezisë’, poetë nga 22 vende të botës mblidhen në Korçë

8 Maj 2023, 11:15| Përditesimi: 8 Maj 2023, 11:21

  • Share

22 poetë nga vende të ndryshme të botës u mblodhën bashkë mbrëmjen e së shtunës në Korçë në edicionin e 28-të të festivalin ndërkombëtar “Netët Korçare të Poezisë”. Tema e këtij viti është “Vegim Perëndimi”, e frymëzuar nga poezi e figurës së rilindjes, Asdreni.

Përgjatë 2 netëve, poetë të njohur dhe të rinj, do të sjellin vargjet e tyre për të ndarë ide dhe emocione të ndryshme përmes poezisë. Harta e vendeve të poetëve është e larmishme, nga fqinjët deri në Gjermani, Zvicër, Marok e Pakistan. Për ta, është kënaqësi pjesëmarrja në festival, jo vetëm për kulturë por edhe në krijimin e miqësive.

“Korça sot përfaqëson një qytet në qëndron në piedestal të kulturës Albi Lushi, Kryetar i LSHASH.

“Jam e kënaqur që ndoqa temën, që ishte perëndimi”,  Denada Ndreca, poete.

“Është festë të mblidhesh në korcë për poezinë”, tha Shqiptar Oseku.

Kjo natë poetike u shoqërua edhe nga tingujt e muzikës së interpretuar nga këngëtaret Laxarela Deti edhe Rebeka Muka.

Traditë e këtij festivali është mbillja e një peme nga një prej emrave të njohur të poezisë shqiptare. Këtë edicion të 28-të, ajo është mbjellë nga themeluesi i këtij festivali, liriku korçar Skënder Rusi.

SI.E.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?